Bazuar në nenin 23, kreu IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Specialist në Sektorin e Monitorimit Minerar, në Drejtorinë e Monitorimit.
Kriteret:
· Të ketë mbaruar arsimin e lartë Gjeologji Miniera;
· Të ketë aftësi të mira analizuese;
· Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike të Office Word, Exel dhe Auto-Cad;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
· Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
· Te ketë eksperiencë pune mbi 5 (pesë) vite, (përbën avantazh eksperienca në terren).
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin e Monitorimit Minerar, në Drejtorinë e Monitorimit.
· Merr pjesë në hartimin, realizimin dhe zbatimin e detyrave të Sektorit, programet vjetore dhe periodike të punës për monitorimin e aktivitetit minerar;
· Bashkëpunon me Specialistët e tjerë të Sektorit për realizimin e detyrave të ngarkuara, deri në hartimin e raportit periodik të monitorimit;
· Monitoron jo më pak se dy herë në vit dhe me urdhër nga drejtuesit e AKBN-së, MIE-s, KM-së, subjektet dhe objektet që ka në ngarkim;
· Mban dokumentacionin mbi vetëdeklarimet on line dhe me protokoll të subjekteve që ka në ngarkim;
· Merr pjesë në monitorimin e objekteve minerare që ka në ngarkim apo dhe të subjekteve të tjerë, me urdhër nga drejtuesit e AKBN-së, MIE-s, KM-së, për të kontrolluar zbatimin e projekteve të hapjes, të përgatitjes, shfrytëzimit, përpunimit dhe treguesit e prodhimit, perpunimit(për minierat nëntokësore: respektimin e sipërfaqes së lejes minerare, zonat e rrezikshme, largimin e ujrave nga miniera, vend depozitimet e mineralit dhe sterilit, sistemin e transportit dhe mënyrën e ajrimit, drejtimin dhe seksionin e punimeve të hapjes, përgatitjes, armatimin, sistemin e shfrytëzimit, rradhën e shfrytëzimit, treguesit teknologjik të humbje varfërimit, perspektivën e minierës etj);
· Për karrierat,ndjek respektimin e sipërfaqes së lejes minerare, drejtimin dhe seksionin e punimeve të hapjes dhe përgatitjes, sistemin e shfrytëzimit, rradhën e shfrytëzimit, vend depozitimet e mineralit dhe sterilit, sistemin e transportit, koeficientin e zbulimit, treguesit teknologjik të humbje varfërimit, sheshet e punës, këndin e pjerrësisë së shkallës, lartësinë e shkallës, rehabilitimin dhe rehabilitimin progresiv, perspektivën e karrierës etj;
· Në përfundimtë mbikëqyrjes së një objekti minerar, minierë apo karrierë, harton me shkrim, akt konstatimin, dhe ja vë në dispozicion Shefit të Sektorit e më lart sipas problematikave;
· Merr pjesë në grupe pune përzgjidhjen e ankesave apo konflikteve midis subjekteve apo midis subjekteve dhe komuniteteve apo pushtetit vendor;
· Merr pjesë në kryerjen e oponencave të projekteve dhe studimeve të cilët janë hartuar nga studio apo dhe nga Specialistë të Drejtorisë Minerare në AKBN;
· Merr pjesë në promovimin e vendburimeve të reja të mineraleve;
· Grumbullon të dhëna për lejet minerare ,prodhimin, përpunimin, për t’i përdorur në përditësimin e të dhënave në materiale promovuese;
· Kontrollon zbatimin e planit të investimeve dhe rehabilitimit në përputhje me garancitë e miratuara dhe propozon masa në rastet e moszbatimit të tyre;
· Për shkeljet që konstatohen gjatë mbikëqyrjes dhe moszbatimit të kuadrit ligjor për vetëdeklarimet etj, përgatit dhe propozon masa administrative për subjektet përgjegjës.
· Merr pjese në shqyrtimin e kërkesave për kthimin e vlerës së garancisë së investimit nga subjektet private dhe përgatit për ministrin raportin përfundimtar me masën e llogaritur të vlerës së kthyeshme;
· Verifikon në terren vërtetësinë e koordinatave kufizuese dhe kufijve të zonës minerare në përputhje sipërfaqen e përcaktuar në lejen minerare;
· Bën kontrollin e deklarimeve on-line të subjekteve, krahasuar me gjendjen në terren. Mbi këtë bazë bën miratim ose jo të tyre dhe nëse konstatohen mosrakordime, në bashkëpunim me Sektorin e Procedurave, Statistikës, Koordinimit dhe GIS, njofton drejtorin ekzekutiv të AKBN-së dhe strukturat e MIE-s;
· Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
· Curriculum Vitae;
· Çertifikata e gjendjes familjare;
· Diploma e shkollës së lartë, lista e notave; (njësuar me origjinalin);
· Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
· Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
· Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
· Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
· Librezë pune;
· Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
· 3 foto dokumentash;
· Dëshmi penaliteti;
· Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .
