Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Njoftim për vend të lirë pune 25.08.2026

AKBN

Njoftim për vend të lirë pune 25.08.2026

Bazuar në nenin 23, kreu IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:

Pozicion vakant:

Këshilltar, në Kabinet.

Kriteret:

· Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Inxhinierisë në degën e Inxhinierisë së Naftës dhe Gazit;

· Të ketë të paktën 10 (dhjetë) vite eksperiencë pune;

· Të ketë njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike (excel, office word, power point);

· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;

· Të ketë aftësi të mira komunikimi.

Detyrat kryesore që do të kryejë Këshilltari, në Kabinet:

· Asistojnë Drejtorin Ekzekutiv në shqyrtimin e të gjitha çështjeve brenda kompetencës së tyre;

· Marrin informacion nga Divizionet dhe drejtoritë e Agjencisë, për fushat që ato mbulojnë, me qëllim këshillimin e Drejtorit Ekzekutiv;

· Bashkëpunojnë me Divizionet dhe drejtoritë përkatëse të Agjencisë, për respektimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore që veprojnë në fushën minerare, hidrokarbure, burimeve të të energjisë së rinovueshme (ujë, diell, era, biomasa, etj);

· Në bashkëpunim me drejtorin e kabinetit, hulumtojnë mbi pjesëmarrjen e Agjencisë në projekte kombëtare ose ndërkombëtare në fushën e minierave, hidrokarbureve dhe energjive të rinovushme;

· Iniciojnë në realizimin dhe përgatitjen e aktiviteteve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, në fushën e minierave, hidrokarbureve dhe energjive të rinovushme, ku marrim pjesë Drejtori Ekzekutiv dhe administrata e Agjencisë;

· Kërkojnë informacion me shkrim ose verbal nga drejtoritë përkatëse për aktivitetin që ato kryejnë si dhe për çështje të rëndësishme për të siguruar raportet dhe bashkëpunimin midis drejtorive, për respektimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore që veprojnë në fushën minerare, hidrokarbure, burimeve të rinovueshme të energjisë;

· Bashkëpunojnë me drejtoritë përkatëse, për respektimin e procedurave dhe afateve ligjore në ushtrimin e veprimtarisë administrative, në përputhje me Kodin e Procedurës Administrative dhe legjislacionit në fuqi;

· Këshillojnë dhe mbështesin Drejtorin Ekzekutiv për realizimin e detyrave në funksion të veprimtarisë në fushën e burimeve natyrore;

· Ndjekin sipas udhëzimit të dhënë nga Drejtori Ekzekutiv për përgatitjen dhe hartimin e materialeve të posaçme, në bashkëpunim me strukturat e specializuara, për zgjidhjet e çështjeve apo përmirësimin e proçesit të punës në AKBN;

· Bashkëpunon me divizionet dhe drejtoritë përkatëse në AKBN, për respektimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore që veprojnë në fushën minerare, hidrokarbure, burimeve të rinovueshme të energjisë;

· Trajtojnë çështje konkrete, bëjnë sugjerime dhe këshillojnë rrugëzgjidhjet e nevojshme të cilat i përcillen për shqyrtim nga ana e Drejtorit Ekzekutiv dhe raporton para tij për përfundimin apo zgjidhjen e problematikave;

· Me porosi të Drejtorit Ekzekutiv zhvillojnë takime me individë dhe institucione, si dhe ndjekin shqetësimet e ngritura në këto takime;

· Kryejnë çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.

Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:

-Curriculum Vitae;

-Çertifikata e gjendjes familjare;

-Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;

-Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;

-Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;

-Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;

-Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.

-Librezë pune;

-Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

-3 foto dokumentash;

-Dëshmi penaliteti;

-Raport mjekësor.

Afati i dorëzimit të dokumenteve është 7 (shtatë) ditë kalendarike nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.