Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) i është përgjigjur thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKTGj) për dhurim gjaku, duke u angazhuar edhe në shenjë solidariteti.
err në pah
Periodikisht AKBN e ka bërë traditë institucionale tashmë solidaritetin e dhurimit, pjesë e të cilit ishte edhe Drejtori Ekzekutiv i AKBN, z. Genci Tërpo.
Ky kontribut u shkon në ndihmë fëmijëve talasemikë, të aksidentuarve, si dhe të gjithë qytetarëve që kanë nevojë urgjente ose periodike për gjak.
AKBN mbetet e përkushtuar për t’iu përgjigjur nevojës në rritje të pacientëve dhe gjendet pranë komunitetit me kontributin e saj. Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë, por me ndikim të lartë në shoqëri që nxjerr në pah përgjegjësinë sociale të institucionit.

