Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Njoftim për vend të lirë pune

AKBN

Njoftim për vend të lirë pune

Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, si dhe Vendimin nr. 458, datë 16.05.2018 “Për Miratimin e Numrit të Punonjësve me Kontratë me Afat të Përcaktuar të AKBN-së”, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:

Pozicion vakant:
Teknik Mirëmbajtës me kontratë me afat të përcaktuar në Sektorin e Promovimit dhe Arkivës Teknike në Drejtorinë Hidrokarbure.
Kriteret:
• Të ketë minimalisht arsimin e mesëm;
• Të ketë njohuri në mirëmbajtjen e ambjenteve dhe aseteve si dhe riparimin e defekteve dhe rivendosjen në funskion të pajisjeve;
• Eksperienca përbën avantazh;
• Të ketë aftësi të mira në komunikim;
• Të dorëzojë së bashku me aplikimin deklaratë personale lidhur me përmbushjen e kritereve si më sipër;
• Vendndodhja në qytetin e Fierit, pranë Arkivës.

Detyrat kryesore që do të kryejë Tekniku-Mirëmbajtës në Sektorin e Promovimit dhe Arkivës Teknike:
• Përkujdesja për mirëmbajtjen e ambienteve dhe aseteve të Arkivës Teknike të AKBN-së;
• Riparimi i defekteve dhe rivendosja në funksionim e pajisjeve, pronë të AKBN-së;
• Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
• Curriculum Vitae;
• Çertifikata e gjendjes familjare;
• Diplomë e shkollës së mesme;
• Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit;
• Librezë pune;
• 3 foto dokumentash;
• Dëshmi penaliteti;
• Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare te AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.