Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Informimi i sistemit arsimor mbi masat e efiçencës së energjisë dhe përdorimit të energjisë së rinovueshme

AKBN

Informimi i sistemit arsimor mbi masat e efiçencës së energjisë dhe përdorimit të energjisë së rinovueshme

Sot, në Laboratorin e Efiçencës së Energjisë, pranë AKBN-së u zhvillua një takim me nxënësit e klasës së 9-të, të shkollës “Vasil Shanto” në kryeqytet. Ky aktivitet u iniciua nga Bashkia e Tiranës dhe AKBN-së, në kuadër të një programi bashkëpunimi mbi informimin e sistemit arsimor, përsa i përket masave të efiçencës së energjisë, veçanërisht në banesa dhe përdorimit të energjisë së rinovueshme.
Ky program do të aplikohet në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe në të ardhmen edhe më gjerë, duke përfshirë dhe shkolla e ciklit të mesëm.
Ekspertët e fushës së energjive të rinovueshme, pranë AKBN-së informuan të rinjtë mbi efiçncën e energjisë, masat efiçente të shfrytëzimit të energjisë, si dhe bënë demonstrime në makete. Më konkretisht çështjet për të cilat u fol ishin:

  • Ngrohja qëndrore, një kursim shumë i madh
  • Përdorimi i paneleve diellore, sidomos për ujë të ngrohtë
  • Përdorimi i biomasës: sobat me dru, me peletë
  • Përdorimi i termo-izolimit: dritaret me dopioxham

Ky aktivitet vjen në kuadër të një draft-ligji, i cili do të vlerësojë performancën energjetike të banesave duke bërë dhe çertifikimin e tyre, me synim shndërrimin e banesave, duke i kthyer ato në efiçente.

Foto

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.