Në kuadrin e projekteve me fondet buxhetore me tematikë “Mbështetje për Burimet Natyrore” të cilat kryhen në mbështetje të politikave minerare dhe të strategjive minerare, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore shpreh interesin e saj për ekspert të jashtëm në fushën e pasurimit të mineraleve, i cili do të punojë në realizimin e projektit “Monitorimi i fenomeneve postshfrytëzimit dhe uzinave metalurgjike” të fushave të kërkim-zbulimit, (sektori i burimeve minerare, menaxhimi i mbetjeve të fabrikave të pasurimit dhe monitorimi i tyre).
Objekti i këtij projekti kap një game të gjerë në fushën e Kërkimit dhe Zhvillimit që lidhet me monitorimin, zbatimin, problematikat e menaxhimit, normat teknike, përdorimin eficent të mbetjeve minerare, veçanërisht të fabrikave të pasurimit të mineralit të bakrit, hekur nikelit dhe qymyr gurit, etj.
Bazuar në detyrat e mësipërme, fushat e punës se këtij projekti prekin analizën shkencore për zhvillimin, ku për nga trajtimi i problemeve, kërkojnë specialistë të fushave specifike dhe të specializuar, AKBN-ja shpreh kërkesën e saj për një ekspert teknik që do punojë në studimet, duke plotësuar kriteret e mëposhtme:
- Të ketë eksperience inxhinierike dhe drejtuese, mbi 20-vjeçare në fushën e pasurimit të mineraleve në fabrika pasurimi.
- Të ketë eksperience pune me institucionet kombëtare,
- Të ketë kontribuar në përgatitjen e projekteve të pasurimit të mineraleve dhe depozitimit të mbetjeve të fabrikave të pasurimit,
- Të ketë punuar në një fabrikë pasurimi të mineralit të bakrit,
- Të jetë pajisur me certifikatë (leje profesionale) sipas VKM Nr. 441, datë 16.6.2011
Në mbështetje të realizimit të kësaj detyre kërkojmë nga personat e interesuar të paraqesin “CV” e tyre, pranë Drejtorisë Minerare, në Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, brenda datës 25 Prill 2016 në adresën e mëposhtme:
Azbi Arapi
Drejtor i Drejtorisë Minerare
Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Blloku “ Vasil Shanto”,Tiranë, Shqipëri
Tel: +355(0)4 225 7117;
Fax: +355 (0)4 225 7382;
E-mail: azbiarapi@yahoo.com
Web: www.akbn.gov.al
Ju Falenderojmë për bashkëpunimin tuaj!
