Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

AKBN zhvillon analizën e punës për vitin 2013 dhe objektivat për vitin 2014

images_foto-analize vjetore 2013

AKBN zhvillon analizën e punës për vitin 2013 dhe objektivat për vitin 2014

Sot në ambientet e AKBN, u zhvillua analiza e punës së AKBN-së për vitin 2013.
Në këtë analizë mori pjesë Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri, zv.Ministri dhe njëkohësisht kryetari i Bordit Drejtues të AKBN-së Z.Ilir Bejtja si dhe përfaqësues të tjerë të MEI.
Fjalën e hapjes e mbajti Drejtori Ekzekutiv i AKBN-së, Z.Dael Dervishi, i cili falenderoi të pranishmit. Në këtë takim Z.Dervishi bëri një përmbledhje të punës së kryer nga AKBN-ja për vitin 2013 si dhe paraqiti objektivat për vitin 2014.
Në fjalën e tij Z.Dervishi u fokusua tek prioritetet kryesore që kanë drejtoritë teknike në AKBN.
Gjithashtu Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri falenderoi për punën e bërë deri tani si dhe vlerësoi prioritetet e AKBN-së për vitin 2014.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.