Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

VKM Nr. 104 – Për një shtesë në Vendimin Nr. 27 dt. 19.01.2007 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së konçesioneve”

AKBN

VKM Nr. 104 – Për një shtesë në Vendimin Nr. 27 dt. 19.01.2007 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së konçesioneve”

VENDIM
Nr.104, datë 28.2.2007

PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË VLERËSIMIT DHE TË DHËNIES SË KONCESIONEVE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4 të nenit 5 të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Në fund të pikës 1 të kreut VI “Hartimi i dokumenteve të procedurës konkurruese” të vendimit nr.27, datë 19.1.2007 të Këshillit të Ministrave, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje: “Në të gjitha koncesionet, komisioni, në kriteret e vlerësimit të ofertave, përfshin vlerën e pagave (royalties), që ofertuesit i japin autoritetit kontraktues, për një projekt koncesionar të caktuar.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.