Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

VENDIM Nr.942, datë 17.11.2010 PËR MIRATIMIN E PROCEDURAVE DHE TË DOKUMENTACIONIT PËR MARRJEN E LEJEVE MINERARE NË ZONAT E HAPURA

AKBN

VENDIM Nr.942, datë 17.11.2010 PËR MIRATIMIN E PROCEDURAVE DHE TË DOKUMENTACIONIT PËR MARRJEN E LEJEVE MINERARE NË ZONAT E HAPURA

VENDIM

Nr.942, datë 17.11.2010

PËR MIRATIMIN E PROCEDURAVE DHE TË DOKUMENTACIONIT PËR MARRJEN E

LEJEVE MINERARE NË ZONAT E HAPURA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 29, pikat 1 e 11, 30 e 56, pika 1, të

ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin

e zëvendëskryeministrit e Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Në një kërkesë për leje minerare në zonat e hapura, sipërfaqja e zonës së kërkuar duhet të

ndodhet brenda sipërfaqes së zonave të publikuara si zona të hapura në planin vjetor minerar.

2. Dokumentacioni i plotë i kërkesës për një leje minerare paraqitet në Qendrën Kombëtare

të Licencimit (QKL) dhe data e aplikimit shpallet nga kjo qendër.

3. QKL-ja i përcjell në mënyrë elektronike Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe

Energjetikës dokumentacionin e plotë të aplikimit për leje minerare dhe bën të mundur aksesin në

këtë dokumentacion për institucionet shqyrtuese, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore

(AKBN) dhe Shërbimin Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH).

4. Vlerësimi i kushteve të lejimit dhe shqyrtimi i dokumenteve vërtetuese në kërkesat për

leje minerare kërkim-zbulimi për grupet e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet;

për grupin e mineraleve ndërtimore dhe për grupin e mineraleve radioaktive, realizohen nga

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH), ndërsa kërkesat;

  1. 1.për leje minerare shfrytëzimi për grupet e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet; për grupin e mineraleve ndërtimore, për

grupin e mineraleve radioaktive dhe për lejet e kërkim-zbulim-shfrytëzimit për grupin e mineraleve të çmuara dhe gjysmë të çmuara, realizohen nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

(AKBN).

5. Hartimi i aktit të miratimit të lejes minerare realizohet nga drejtoria përkatëse në

ministrinë që mbulon veprimtarinë minerare në Republikën e Shqipërisë dhe më pas miratohet nga

Ministri.

6. Shqyrtimi i kërkesave për leje minerare për zonat e hapura bëhet në bazë të parimit “i

pari në kohë, i pari në të drejta”, dhe akti i miratimit të ministrit i jepet subjektit që ka aplikuar i

pari dhe ka plotësuar kushtet e lejimit dhe dokumentacionin shoqërues sipas pikës 10 të këtij

vendimi.

7. Subjektet që aplikojnë për leje minerare të kërkim-zbulimit, të shfrytëzimit apo të kërkimzbulim-

shfrytëzimit, bashkë me dosjen e dokumentacionit për leje minerare, janë të detyruar të

deklarojnë me shkrim burimin ligjor të të gjithë informacionit gjeologjik apo gjeologo-minerar, të

përdorur në ndërtimin e dokumentacionit aplikues.

8. Aplikimi për një leje minerare shfrytëzimi ose leje minerare kërkim-zbulimi-shfrytëzimi

ka përparësi ndaj aplikimit për një leje kërkim-zbulimi.

9. Kërkesat e paraqitura, ato në proces apo të papërfunduara, në kuptim të nenit 57 të ligjit

nr.10 304, datë 1.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” do të quhen kërkesat që

kanë realizuar aplikimin për leje mjedisore dhe kanë të miratuar nga institucioni i AKBN-së

projektin e zhvillimit të veprimtarive minerare, përpara datës së hyrjes në fuqi të ligjit të

sipërpërmendur.

10. Kushtet e detajuara dhe dokumentet shoqëruese për vlerësimin e përmbushjes së këtyre

kushteve që duhet të plotësojnë aplikuesit për një leje minerare dhe procedura e trajtimit të

kërkesave me afatet, përcaktohen si më poshtë vijon:

A. Kërkesa për leje kërkim-zbulimi për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret

dhe bitumet, si dhe për grupin e mineraleve ndërtimore dhe grupin e mineraleve radioaktive.

A.1 Aplikimi me dokumentacionin e plotë për një leje minerare kërkim-zbulimi bëhet pranë

sporteleve të QKL-së. Data e aplikimit të dokumentacionit të plotë është data e përllogaritjes së afatit

për miratimin e heshtur.

8650

Dokumentacioni i plotë përmban:

a) Ekstraktin e vendimit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) për regjistrimin si

person juridik, ku në objektin e veprimtarisë të ketë të miratuar edhe zhvillimin e veprimtarisë

minerare me punime sipërfaqësore ose nëntokësore, sipas kërkesës.

b) Një përshkrim të kapaciteteve teknike, profesionale dhe menaxheriale të kërkuesit, të cilat

i vlejnë kërkuesit për realizimin e veprimtarisë së kërkim-zbulimit, duke përfshirë edhe Curriculum

Vitae të stafit të tij që do të punojë për këtë veprimtari, si dhe përshkrimin e përvojës së tij të

mëparshme në fushën e industrisë minerare, nëse ka.

c) Kontratën me drejtuesin teknik të punimeve, të noterizuar, i cili duhet të jetë inxhinier i

fushës së veprimtarive minerare të kërkim-zbulimit sipas emërtimeve të universiteteve, vërtetuar me

diplomën përkatëse.

ç) Një nga burimet financiare të nevojshme për realizimin e investimeve të programuara për

të zhvilluar veprimtarinë minerare të kërkim-zbulimit, si dhe/ose një nga vërtetimet për ekzistencën

e tyre, si më poshtë vijon:

i) Një deklaratë nga banka që konfirmon se personi juridik ka çelur numrin e llogarisë, ku të

këtë të depozituara të paktën 20% të vlerës së investimit, të parashikuar në programin e investimeve

që ka paraqitur;

ii) Një dokument që vërteton se personi juridik ka siguruar një kredi prej një banke, ose

subjekti tjetër financiar me vlerë, e cila mbulon investimet që parashikohen të kryhen;

iii) Një kontratë me një investitor, i cili garanton mbështetje financiare për realizimin e

programit të investimit. Në këtë rast, personi juridik duhet të paraqesë një dokument noterial, në të

cilin shprehet vullneti i investitorit për të mbështetur këtë investim, si dhe dokumentet që provojnë

burimet financiare të këtij të fundit (garanci bankare ose bilancet ekonomike të shoqërisë, në të cilën

investitori është pronar/aksionar i vetëm, ose aksionar i shumicës së zotërimit të aksioneve/kryesor

maxhoritar).

d) Projektin e zhvillimit të veprimtarive minerare të kërkim-zbulimit dhe programin minimal

të punës për kërkim-zbulimin, që duhet të përmbajnë:

i) Format përshkruese të zonës minerare që përmban një hartë topografike të shkallës

1:25000 të zonës së kërkuar për leje kërkim-zbulimi, konturin vizatuar në hartë, koordinatat

shtetërore në plan dhe sipërfaqen e saj.

ii) Specifikim të mineraleve ose grupet e mineraleve për të cilët kërkohet leja, sipas aneksit

1, bashkëlidhur këtij vendimi;

iii) Një përshkrim të shkurtër gjeografiko-ekonomik të zonës së kërkuar për leje kërkimzbulimi

(relievi, klima, bimësia, hidrografia, hidrogjeologjia, ekonomia, demografia,

infrastruktura).

iv) Një përshkrim të shkurtër të ndërtimit gjeologo-tektonik të zonës nga të dhënat studimore

arkivore, shoqëruar me hartën gjeologjike të saj në shkallë (1:10 000–1:50 000), historiku i

studimeve dhe punimeve të kryera, rezultatet e tyre.

v) Një përshkrim për mineralet e dobishme të zonës nga të dhënat arkivore, përshkrim më

të plotë për mineralin apo mineralet për të cilët kërkohet leja. Vendburimet dhe objektet e njohura

nga punimet e kërkim-zbulimit, vendburimet e shfrytëzuara apo në shfrytëzim. Rezervat e njohura

sipas vendburimeve dhe objekteve, sasia dhe cilësia e tyre.

vi) Mënyra e propozuar e kërkim-zbulimit të mineraleve.

vii) Një përshkrim të programit të kërkim-zbulimit të propozuar me studime e punime, të

projektuara në zonën e kërkuar për leje kërkim-zbulimi, të fazave të kryerjes së tyre sipas afateve

(punime kërkimi, punime zbulimi), sipas llojeve të tyre (gjeologjike, gjeokimie, gjeofizike). Për

punimet e kërkimit dhe të zbulimit të programuara duhet që studimi:

– të shoqërohet me projekt teknik për secilin nga sheshet, vendburimet apo objektet ku

projektohet, ku të jepen argumentimi, lloji dhe vëllimi i punimeve që projektohen, të dhëna për

koston e tyre, afatet e programuara të realizimit të tyre.

– të ilustrohet me materialin grafik, si: harta, projeksione, profile etj. në shkallën e duhur

për secilin shesh, vendburim, objekt dhe punim të projektuar në fazën e aplikimit për leje kërkimzbulimi.

8651

viii) Një program minimal pune të kërkim-zbulimit të propozuar për t’u kryer në tërësi për

lejen minerare dhe për secilin shesh, vendburim dhe objekt; me zërat e punimeve të programuara,

vëllimin e tyre, shpenzimet e programuara për secilin zë dhe në tërësi. Ky program minimal pune të

programohet për secilin vit pune të lejes minerare.

ix) Përcaktimet për vlerat e garancive financiare për realizimin e programit minimal të punës

dhe realizimin e planit të rehabilitimit të zonës minerare.

x) Programi minimal i punës i propozuar për lejen e kërkim-zbulimit nuk duhet të jetë më i

vogël në vlerë sesa produkti i sipërfaqes së kërkuar për leje me vlerën e caktuar monetare të

shpenzohet për çdo kilometër katror të sipërfaqes, ky sipas tabelës së përcaktuar me vendim të

Këshillit të Ministrave (neni 14, pika 4, të ligjit minerar).

dh) Projektin e rehabilitimit të zonës minerare, që përfshin:

i) projektin e veprimtarive të mbylljes,

ii) projektin e menaxhimit të mbetjeve minerare,

iii) projektin e rehabilitimit progresiv dhe përfundimtar të zonës minerare.

A.2 Shërbimi Gjeologjik Shqiptar verifikon zonën e kërkuar minerare, harton një akt

verifikimi, sipas formularit të përcaktuar në aneksin 2, bashkëlidhur këtij vendimi, realizon

oponencën teknike dhe shqyrton në këshillin teknik projektin e zhvillimit të veprimtarive minerare të

kërkim- zbulimit, programin minimal të punës për kërkim-zbulimin, projektin e rehabilitimit të

zonës minerare dhe përcaktimet për vlerat e garancive financiare për realizimin e programit minimal

të punës dhe realizimin e planit të rehabilitimit të zonës minerare, dhe i dërgon Ministrisë së

Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, jo më vonë se 45 (dyzet e pesë) ditë kalendarike pas datës së

aplikimit në QKL vendimin e miratimit ose të mosmiratimit të këshillit teknik të nënshkruar nga

titullari i institucionit dhe sekretari i këshillit teknik.

A.3 Ministri, brenda një afati prej 90 (nëntëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e aplikimit

në QKL, nxjerr aktin e miratimit ose të refuzimit të lejes së kërkim-zbulimit dhe të garancive

financiare për realizimin e programit minimal të punës dhe realizimin e planit të rehabilitimit të

zonës minerare. Brenda këtij afati, subjekti duhet të pajiset me lejen përkatëse mjedisore që mbulon

zonën e kërkuar minerare. Në rast të mospajisjes me këtë leje, Ministri nxjerr aktin e refuzimit për

pajisjen me leje minerare.

A.4 Lejet e kërkim-zbulimit për grupin e mineraleve radioaktive miratohen me vendim të

Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrit që mbulon veprimtarinë minerare. Në këtë rast,

nuk zbatohet parimi i miratimit në heshtje.

A.5 Kërkuesi njoftohet për miratimin ose jo të kërkesës nëpërmjet publikimit në Regjistrin

Kombëtar të Lejeve dhe Licencave.

B. Kërkesa për leje shfrytëzimi për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe

bitumet; për grupin e mineraleve ndërtimore, për grupin e mineraleve radioaktive dhe për lejen e

kërkim-zbulim-shfrytëzimit për grupin e mineraleve të çmuara dhe gjysmë të çmuara

B.1. Aplikimi me dokumentacionin e plotë për një leje minerare shfrytëzimi ose leje

minerare kërkim-zbulimi-shfrytëzimi, bëhet pranë sporteleve të QKL-së. Data e aplikimit të

dokumentacionit të plotë është datë e përllogaritjes së afatit për miratimin e heshtur.

Dokumentacioni i plotë përmban:

a) Ekstraktin e vendimit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) për regjistrimin si

person juridik, ku në objektin e veprimtarisë të këtë të miratuar edhe zhvillimin e veprimtarisë

minerare me punime sipërfaqësore ose nëntokësore sipas kërkesës;

b) Një përshkrim të kapaciteteve teknike, profesionale dhe menaxheriale të kërkuesit, të

vlefshme për realizimin e veprimtarisë së shfrytëzimit apo kërkim-zbulim-shfrytëzimit, përfshirë

edhe Curriculum Vitae të stafit të tij që do të punojë për këtë veprimtari, si dhe përshkrim të

përvojës së tij të mëparshme në fushën e industrisë minerare, nëse ka;

c) Kontratën me drejtuesin teknik të punimeve, të noterizuar, i cili duhet të jetë inxhinier i

fushës së veprimtarive minerare të shfrytëzimit sipas emërtimeve të universiteteve, vërtetuar me

diplomën përkatëse;

8652

ç) Burimet financiare të nevojshme për realizimin e investimeve të programuara për të

zhvilluar veprimtarinë minerare të shfrytëzimit ose kërkim-zbulim-shfrytëzimit dhe vërtetime për

ekzistencën e tyre që mund të jenë si më poshtë vijon:

i) Një deklaratë nga banka që të konfirmojë se personi juridik ka çelur numrin e llogarisë,

ku duhet të ketë të depozituara të paktën 20% të vlerës së investimit, të parashikuar në programin e

investimeve që ka paraqitur.

ii) Një dokument që vërteton se personi juridik ka siguruar një kredi prej një banke ose

subjekti tjetër financiar, me vlerë, e cila mbulon investimet e parashikuara për t’u kryer.

iii) Një kontratë me një investitor, i cili garanton mbështetje financiare për realizimin e

programit të investimit. Në këtë rast personi juridik duhet të paraqesë një dokument noterial, në të

cilin shprehet vullneti i investitorit për të mbështetur këtë investim, si dhe dokumentet që provojnë

burimet financiare të këtij të fundit (garanci bankare ose bilancet ekonomike të shoqërisë, në të cilën

investitori është pronar/aksionar i vetëm, ose aksionar i shumicës së zotërimit të aksioneve/ kryesor

mazhoritar).

d) Projektin e zhvillimit të veprimtarive minerare të shfrytëzimit ose kërkim-zbulimshfrytëzimit

dhe programin e investimeve për shfrytëzimin, të cilët duhet të përmbajnë:

i) Format përshkruese për zonën minerare që përmban një hartë topografike, të shkallës

1:25000, të zonës së kërkuar për leje shfrytëzimi ose kërkim-zbulim-shfrytëzimi, konturin, vizatuar

në hartë, koordinatat shtetërore në plan dhe sipërfaqen e saj.

ii) Specifikim të mineraleve ose grupeve të mineraleve, për të cilat kërkohet leja, sipas

aneksit 3, bashkëlidhur këtij vendimi.

iii) Një plan rilevimi të zonës që kërkohet, me koordinatat përkatëse në plan, ndërtesat

ekzistuese ose ndonjë objekt tjetër brenda zonës.

iv) Një përshkrim të shkurtër gjeografiko-ekonomik të zonës së kërkuar për leje kërkimzbulimi

(relievi, klima, bimësia, hidrografia, hidrogjeologjia, ekonomia, demografia,

infrastruktura).

v) Një përshkrim të shkurtër të ndërtimit gjeologo-tektonik të zonës nga të dhënat studimorearkivore,

shoqëruar me hartën gjeologjike të saj, në shkallë (1:10 000-1:50 000), historikun e

studimeve e të punimeve të kryera, rezultatet e tyre.

vi) Një përshkrim për mineralet e dobishme të zonës nga të dhënat arkivore apo rezultatet e

kërkim-zbulimit, përshkrim të plotë për mineralin apo mineralet për të cilat kërkohet leja, për

vendburimet dhe objektet e njohura nga punimet e kërkim-zbulimit, për vendburimet e shfrytëzuara

apo në shfrytëzim, për rezervat e njohura sipas vendburimeve dhe objekteve, për sasinë e cilësinë e

tyre. Studimi të ilustrohet me materialin grafik, si: harta, projeksione, profile etj., në shkallën e

duhur për secilin shesh, vendburim, objekt dhe punim të projektuar në fazën e aplikimit për leje

shfrytëzimi ose kërkim-zbulim-shfrytëzimi.

vii) Mënyrën e propozuar të shfrytëzimit dhe/ose të përpunimit të mineraleve.

viii) Një përshkrim të programit të shfrytëzimit dhe/ose të përpunimit të propozuar për t’u

kryer që përfshin një plan pune, afatet, së bashku me shpenzimet e parashikuara që do të kryhen për

realizimin e tij, metodat e propozuara të punës.

ix) Një plan pune investimi të propozuar për t’u kryer, që përfshin një plan pune, afatet, së

bashku me shpenzimet e parashikuara për këtë program investimi që duhet të vlerësohet nga

strukturat përgjegjëse dhe miratohet nga Ministri. Vlera e garancisë së investimit duhet të vlerësohet

nga strukturat përgjegjëse dhe të miratohet nga Ministri.

x) Program të hollësishëm i shfrytëzimit dhe/ose përpunimit të propozuar për t’u kryer,

përfshin të dhëna për mineralin që do të kërkohet, metodat e propozuara të punës, mjetet që do të

përdoren, afatet për zhvillimin e punimeve dhe investimet për realizimin e programit; një parashikim

të hollësishëm të investimeve kapitale, të kostove të punës, të të ardhurave dhe tipin e parashikuar të

burimeve financiare.

xi) Program pune të hollësishëm për rastin kur kërkohet përpunimi i mëtejshëm i mineralit,

për objektet që do të ndërtohen, për mënyrën e trajtimit të mineraleve, e për treguesit e skemës së

përpunimit.

8653

xii) Raport teknik për shfrytëzimin, trajtimin e mineraleve me mundësitë e rritjes së vlerës

së tyre në Shqipëri dhe qëllimin e kërkuesit në lidhje me to.

xiii) Të dhëna të hollësishme të operacioneve minerare të propozuara, duke përfshirë këtu:

– kapacitetin e llogaritur të prodhimit me shkallëzimin e operacioneve të punës;

– llojet e produkteve;

– propozimet për ndalimin e ndotjes, trajtimin e sterileve, mbrojtjen e pasurive natyrore,

reklamimin dhe rehabilitimin progresiv të tokës së dëmtuar, të shkaktuar nga shfrytëzimi minerar

dhe për minimizimin e efekteve të shfrytëzimit minerar mbi ujërat sipërfaqësore, të ujërave

nëntokësore dhe tokave të zonave fqinje në zonën e lejuar;

– efektet që mund të ndodhin mbi mjedisin nga operacionet minerare dhe propozimet për

minimizimin e tyre;

– ndonjë rrezik të veçantë (për shëndetin ose diçka tjetër) që mund të lindë gjatë shfrytëzimit

të mineraleve dhe propozimet për kontrollin dhe eliminimin e tyre.

dh) Specifikime të propozimeve të tij për punësimin dhe specializimin e shtetasve shqiptarë.

e) Specifikime për kërkesat e pritshme të infrastrukturës dhe masave paraprake që do të

ndërmarrë, ku përfshihen, por jo vetëm, mënyra e hyrjes në zonën e lejuar për shfrytëzim minerar.

ë) Projektin e rehabilitimit të zonës minerare, që përfshin:

i) projektin e veprimtarive të mbylljes;

ii) projektin e menaxhimit të mbetjeve minerare;

iii) projektin e rehabilitimit progresiv dhe përfundimtar të zonës minerare.

f) Përcaktimet për vlerat e garancive financiare për realizimin e programit minimal të punës

dhe realizimin e planit të rehabilitimit të zonës minerare.

B.2 AKBN-ja verifikon zonën e kërkuar minerare dhe harton një akt verifikimi sipas

formularit të përcaktuar në aneksin 4, bashkëlidhur këtij vendimi, realizon oponencën teknike,

shqyrton në këshillin teknik projektin e zhvillimit të veprimtarive minerale të shfrytëzimit ose

kërkim-zbulim-shfrytëzimit, programin e investimit për shfrytëzimin ose kërkim-zbulimshfrytëzimin,

projektin e rehabilitimit të zonës minerare dhe përcaktimet për vlerat e garancive

financiare për realizimin e programit të investimit dhe realizimin e planit të rehabilitimit të zonës

minerare dhe i dërgon Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, jo më vonë se 60

(gjashtëdhjetë) ditë kalendarike pas datës së aplikimit në QKL, vendimin e miratimit ose jo të

këshillit teknik, të nënshkruar nga titullari i institucionit dhe sekretari i këtij këshilli.

B.3 Ministri, brenda një afati prej 120 (njëqind e njëzet) ditësh kalendarike nga data e

aplikimit në QKL, nxjerr aktin e miratimit ose të refuzimit të lejes së shfrytëzimit, kërkim-zbulimshfrytëzimit

dhe garancive financiare për realizimin e programit minimal të punës dhe realizimin e

planit të rehabilitimit të zonës minerare. Brenda këtij afati subjekti duhet të pajiset me lejen

përkatëse mjedisore që mbulon zonën e kërkuar minerare. Në rast të mospajisjes me këtë leje,

ministri nxjerr aktin e refuzimit për pajisjen me leje minerare.

B.4 Lejet e shfrytëzimit për grupin e mineraleve radioaktive, miratohen me vendim të

Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për veprimtarinë minerare. Në këtë rast

nuk zbatohet parimi i miratimit në heshtje.

B.5 Kërkuesi njoftohet për miratimin ose jo të kërkesës nëpërmjet publikimit në Regjistrin

Kombëtar të Lejeve dhe Licencave.

11. Pranimi i aplikimeve sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim fillon pas hyrjes

në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e programit 3-vjeçar minerar dhe të

planit vjetor minerar.

12. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Qendra Kombëtare e

Licencimit, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Shërbimi Gjeologjik Shqiptar për

zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

8654

ANEKSI 1

Formati përshkrues i një zone minerare të një leje kërkim-zbulimi për grupin e mineraleve

metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet; për grupin e mineraleve ndërtimore dhe grupin e

mineraleve radioaktive, hartohet nga kërkuesi i lejes minerare dhe ka këtë përmbajtje:

Për zonën minerare që përfshin objektin: (emri i objektit minerar), në qarkun (emri i

qarkut/rrethit) përfshirë në zonën e hapur nr.(numri i zonës së hapur të shpallur në hartën e planit

vjetor minerar), të publikuar në hartën e zonave të hapura të planit vjetor minerar të vitit………

a) Shoqëria, (emri i shoqërisë sipas ekstraktit të QKR-së) me administrator (emri i

administratorit) me adresë (adresa e shoqërisë), kërkon të pajiset me leje minerare kërkim-zbulimi,

për zonën minerare që përfshin objektin (emri i objektit minerar) për mineralin e (emri/emrat e

mineralit/mineraleve për të cilët kërkohet leja), i cili/të cilët, bazuar në ligjin nr.10 304, datë

15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” i përket/përkasin grupit (grupi i

mineraleve).

b) Koordinatat shtetërore në plan të zonës së kërkuar janë si në tabelën e mëposhtme.

Tabela nr.1

Koordinatat e pikave kufizuese të zonës së kërkuar

Nr. Y X

1

2

3

4

.

n

c) Sipërfaqja e zonës së kërkuar për kërkim-zbulim është —–km2.

d) Sipërfaqja e zonës së kërkuar është në pronësi të (shtetit, autoriteteve vendore, pronë

private ose kombinim i tyre ) (kjo pikë plotësohet nëse ka informacion nga ana e kërkuesit).

e) Harta topografike në shkallë 1:25 000 me ngjyra, me konfigurim të dukshëm të

sipërfaqes, tabelën e koordinatave shtetërore në plan të pikave kufizuese, si dhe sipërfaqen

(bashkëlidhur).

Administratori i shoqërisë

(Emër, mbiemër, firma, vula)

8655

ANEKSI 2

Akti i verifikimit për një leje kërkim-zbulimi për grupin e mineraleve metalore, jometalore,

qymyret dhe bitumet; për grupin e mineraleve ndërtimore dhe grupin e mineraleve radioaktive

hartohet nga institucioni i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe ka këtë përmbajtje:

AKT VERIFIKIMI

Për leje minerare kërkim-zbulimi për grupin e mineraleve metalore, jometalore,

qymyret dhe bitumet; për grupin e mineraleve ndërtimore dhe grupin e mineraleve radioaktive

Data ……………………… ora ……………………

Për objektin: (emri i objektit minerar), vendburimin e (emri i vendburimit/masivit) në qarkun

(emri i qarkut/rrethit), përfshirë në zonën e hapur nr. (numri i zonës së hapur të shpallur në hartën e

planit vjetor minerar), të publikuar në hartën e zonave të hapura të planit vjetor minerar të

vitit………

1. Shoqëria (emri i shoqërisë sipas ekstraktit të QKR-së), me administrator (emri i

administratorit), me adresë (adresa e shoqërisë), ka realizuar kërkesën drejtuar institucionit të

Shërbimit Gjeologjik Shqiptar në datën (data dhe ora e aplikimit të kërkesës sipas publikimit në web

site e SHGJSH), për kryerjen e aktit të verifikimit për zonën minerare që përfshin objektin (emri i

objektit minerar) për t’u pajisur me leje minerare kërkim-zbulimi, për mineralin e (emri/emrat e

mineralit/mineraleve për te cilët kërkohet leja), i cili/të cilët, bazuar në ligjin nr.10 304, datë

15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, i përket/përkasin grupit (grupi i

mineraleve).

2. Nga vlerësimi i materialeve dokumentare, verifikimi në data base dhe verifikimi në terren

i specialistëve të SHGJSH-së, i përbërë sipas rastit nga të paktën dy inxhinierë të fushës së kërkimzbulimit

të mineraleve rezulton se:

a) Zona e kërkuar për zhvillimin e aktivitetit të kërkim-zbulimit përfshihet/(nuk përfshihet)

brenda kontureve të përcaktuara në hartën e zonave të hapura të planit vjetor minerar të vitit………

b) Koordinata e zonës së kërkuar janë si në tabelën mëposhtme.

Tabela nr.1

Koordinatat e pikave kufizuese të zonës së kërkuar.

Nr. Y X

1

2

3

4

.

n

c) Ato janë/(nuk janë) në përputhje me kërkesën e subjektit.

d) Sipërfaqja e zonës së kërkuar për kërkim-zbulim është —–km2 dhe në përputhje/(jo në

përputhje) me kërkesën e subjektit.

e) Sipërfaqja e zonës së kërkuar është/(nuk është) e mbuluar nga ndonjë akt tjetër verifikimi

për leje minerare (nëse po, jep emrin e subjektit, numrin dhe datën dhe orën e kërkesës për akt

verifikimin).

f) Sipërfaqja e zonës së kërkuar është/(nuk është) licencuar më parë për aktivitetet kërkimzbulimi,

shfrytëzimi ose kërkim-zbulimi-shfrytëzimi (nëse po, jep emrin e subjektit, numrin dhe

datën e lejes).

8656

g) Sipërfaqja e zonës së kërkuar (nuk) mbivendoset me: zonë (zona) të licencuar më parë

dhe ku lejet minerare janë aktive (nëse po, jep emrin e subjektit, numrin dhe datën e lejes).

h) Zona e kërkuar (nuk) ka lidhje me infrastrukturën rrugore.

i) Zona e kërkuar (nuk) ka lidhje me infrastrukturën elektrike, telefonike dhe elemente të

tjera.

j) Në afërsi të zonës së kërkuar, që parashikohet t’i nënshtrohet kërkim-zbulimi (nuk)

ndodhen ndërtesa banimi.

k) Operacionet e ndryshme të kërkim-zbulimit që do të zhvillohen (nuk) do të kenë efekte në

objekte të ndryshme në sipërfaqe (nëse po, jep efektet e këtij aktiviteti).

l) Nga vlerësimi i zonës rezulton se në këtë zonë ka:

– pasuri natyrore;

– toka bujqësore, pyje, kullota;

– vepra të infrastrukturës, si: rrugë automobilistike, linja tensioni, vepra hidroteknike etj.;

– vendbanime, objekte social-kulturore, vepra arti etj., pasi pranë zonës së kërkuar nuk

ndodhen të tilla;

– vepra të tjera të mbrojtura me ligj.

m) Brenda zonës së kërkuar (nuk) ka monumente të karakterit të ndashëm, historike, të

trashëgimisë kulturore, gjeomonumente të arkeologjisë apo të tjera, të cilat mund të dëmtohen nga

ushtrimi i aktivitetit minerar (nëse po, jep listo objektet).

3. Akti i verifikimit do të shoqërohet me:

a) Hartën topografike në shkallë 1:25000 me ngjyra me konfigurimin e sipërfaqes, tabelën e

koordinatave shtetërore në plan të pikave kufizuese, si dhe sipërfaqen.

b) Planimetrinë e vendosjes së subjekteve të licencuara më parë, ose që kanë aplikuar për

akt verifikimi përreth zonës së kërkuar për akt verifikimi.

4. Për sa më sipër, subjekti mund (nuk mund) të vazhdojë procedurat e mëtejshme për t’u

pajisur me leje minerare kërkim-zbulimi në përputhje me ligjin nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për

sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” dhe kërkesat e këtij vendimi.

Verifikimi u krye nga:

Ing.

(emër, mbiemër, firma)

Ing.

(emër, mbiemër, firma)

Ing.

(emër, mbiemër, firma)

Titullari institucionit

(emër, mbiemër, firma, vula)

Sekretari i këshillit teknik

(emër, mbiemër, firma)

Shkrimi arial, 11.

8657

ANEKSI 3

Formati përshkrues i një zone minerare të një leje shfrytëzimi për grupin e mineraleve

metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet; për grupin e mineraleve ndërtimore, për grupin e

mineraleve radioaktive dhe për lejen e kërkim-zbulim-shfrytëzimit për grupin e mineraleve të

çmuara dhe gjysmë të çmuara hartohet nga kërkuesi i lejes minerare dhe ka këtë përmbajtje:

Për zonën minerare që përfshin objektin: (emri i objektit minerar), në qarkun (emri i

qarkut/rrethit) përfshirë në zonën e hapur nr. (numri i zonës së hapur të shpallur në hartën e planit

vjetor minerar) të publikuar në hartën e zonave të hapura të planit vjetor minerar të vitit………

a) Shoqëria (emri i shoqërisë sipas ekstraktit të QKR-së), me administrator (emri i

administratorit), me adresë (adresa e shoqërisë) kërkon të pajiset me leje minerare shfrytëzimi /

kërkim-zbulim-shfrytëzimi, për zonën minerare që përfshin objektin (emri i objektit minerar) për

mineralin e (emri/emrat e minerali/mineraleve për të cilët kërkohet leja), i cili/të cilët, bazuar në

ligjin nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, i

përket/përkasin grupit (grupi i mineraleve).

b) Koordinatat shtetërore në plan të zonës së kërkuar janë si në tabelën mëposhtme.

Tabela nr.1

Koordinatat e pikave kufizuese të zonës së kërkuar.

Nr. Y X

1

2

3

4

.

n

c) Sipërfaqja e zonës së kërkuar për shfrytëzim/kërkim-zbulim-shfrytëzim është —–km2.

d) Sipërfaqja e zonës së kërkuar është në pronësi të (shtetit, autoriteteve vendore, pronë

private ose kombinim i tyre) (kjo pikë plotësohet nëse ka informacion nga ana e kërkuesit).

e) Harta topografike në shkallë 1:25 000 me ngjyra, me konfigurim të dukshëm të

sipërfaqes, tabelën e koordinatave shtetërore në plan të pikave kufizuese, si dhe sipërfaqen,

(bashkëlidhur).

Administratori i shoqërisë

(emër, mbiemër, firma, vula)

8658

ANEKSI 4

Akti i verifikimit për një leje për leje minerare shfrytëzimi për grupin e mineraleve

metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet; për grupin e mineraleve ndërtimore, për grupin e

mineraleve radioaktive dhe për lejen e kërkim-zbulim-shfrytëzimit për grupin e mineraleve të

çmuara dhe gjysmë të çmuara hartohet nga institucioni i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

dhe ka këtë përmbajtje:

AKT VERIFIKIMI

Për leje minerare shfrytëzimi për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret

dhe bitumet; për grupin e mineraleve ndërtimore, për grupin e mineraleve radioaktive dhe për

lejen e kërkim-zbulim-shfrytëzimit për grupin e mineraleve të çmuara dhe gjysmë të çmuara

Data ……………………… ora……………………

Për objektin: (emri i objektit minerar), vendburimin e (emri i vendburimit/masivit) në qarkun

(emri i qarkut/rrethit) përfshirë në zonën e hapur nr. (numri i zonës së hapur të shpallur në hartën e

planit vjetor minerar), të publikuar në hartën e zonave të hapura të planit vjetor minerar të

vitit………

1. Shoqëria (emri i shoqërisë sipas ekstraktit të QKR-së) me administrator (emri i

administratorit), me adresë (adresa e shoqërisë), ka realizuar kërkesën drejtuar institucionit të

Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore në datën (data dhe ora e aplikimit të kërkesës sipas

publikimit në web site e AKBN), për kryerjen e aktit të verifikimit për zonën minerare që përfshin

objektin (emri i objektit minerar) për t’u pajisur me leje minerare shfrytëzimi (ose kërkim-zbulimishfrytëzim),

për mineralin e (emri/emrat e mineralit/mineraleve për të cilët kërkohet leja), i cili/të

cilët, bazuar në ligjin nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”

i përket/përkasin grupit (grupi i mineraleve).

2. Nga vlerësimi i materialeve dokumentare, verifikimi në data base dhe verifikimi në terren

i specialistëve të AKBN-së, i përbërë, sipas rastit nga të paktën dy inxhinierë të fushës së

shfrytëzimit të mineraleve rezulton se:

a) Zona e kërkuar për zhvillimin e aktivitetit të shfrytëzimit përfshihet/(nuk përfshihet)

brenda kontureve të përcaktuara në hartën e zonave të hapura të planit vjetor minerar të vitit………

b) Koordinatat e zonës së kërkuar janë si në tabelën mëposhtme.

Tabela nr.1

Koordinatat e pikave kufizuese të zonës së kërkuar.

Nr. Y X

1

2

3

4

.

n

c) Ato janë/(nuk janë) në përputhje me kërkesën e subjektit.

d) Sipërfaqja e zonës së kërkuar për shfrytëzim (ose kërkim-zbulimi-shfrytëzim) është —km2

dhe në përputhje/(jo në përputhje) me kërkesën e subjektit.

e) Sipërfaqja e zonës së kërkuar është/(nuk është) e mbuluar nga ndonjë akt tjetër verifikimi

për leje minerare (nëse po, jep emrin e subjektit, numrin dhe datën dhe orën e kërkesës për akt

verifikimin).

8659

f) Sipërfaqja e zonës së kërkuar është/(nuk është) licencuar më parë për aktivitetet kërkim

zbulimi, shfrytëzimi ose kërkim-zbulimi-shfrytëzimi (nëse po, jep emrin e subjektit, numrin dhe

datën e lejes).

g) Sipërfaqja e zonës së kërkuar (nuk) mbivendoset me: zonë (zona) të licencuar më parë

dhe ku lejet minerare janë aktive (nëse po, jep emrin e subjektit, numrin dhe datën e lejes).

h) Zona e kërkuar (nuk) ka lidhje me infrastrukturën rrugore.

i) Zona e kërkuar (nuk) ka lidhje me infrastrukturën elektrike, telefonike dhe elemente të

tjera.

j) Në afërsi të zonës së kërkuar, që parashikohet t’i nënshtrohet shfrytëzimi ose kërkimzbulimi-

shfrytëzimi (nuk) ndodhen ndërtesa banimi.

k) Operacionet e ndryshme të shfrytëzimit ose kërkim-zbulimi-shfrytëzimi që do të

zhvillohen (nuk) do të kenë efekte në objekte të ndryshme në sipërfaqe (nëse po, jep efektet e këtij

aktiviteti).

l) Nga vlerësimi i zonës rezulton se në këtë zonë ka:

– pasuri natyrore;

– toka bujqësore, pyje, kullota;

– vepra të infrastrukturës, si: rrugë automobilistike, linja tensioni, vepra hidroteknike etj.;

– vendbanime, objekte social-kulturore, vepra arti etj., pasi pranë zonës së kërkuar nuk

ndodhen të tilla;

– vepra të tjera të mbrojtura me ligj.

m) Brenda zonës së kërkuar (nuk) ka monumente të karakterit të ngjashëm, historike, të

trashëgimisë kulturore, gjeomonumente të arkeologjisë apo të tjera, të cilat mund të dëmtohen nga

ushtrimi i aktivitetit minerar (nëse po, jep, listo objektet).

3. Akti i verifikimit do të shoqërohet me:

a) Hartën topografike në shkallë 1:25000 me ngjyra, me konfigurimin e sipërfaqes, tabelën e

koordinatave shtetërore në plan të pikave kufizuese, si dhe sipërfaqen.

b) Planimetrinë e vendosjes së subjekteve të licencuara më parë, ose që kanë aplikuar për

akt verifikimi përreth zonës së kërkuar për akt verifikim.

c) Planimetrinë e vendosjes së objekteve të ndryshëm të infrastrukturës, rrugëve, linjave të

tensionit, pasurive të trashëgimisë kulturore, pyje, kullota, pasurive natyrore apo veprave të tjera të

mbrojtura me ligj.

4. Për sa më sipër, subjekti mund (nuk mund) të vazhdojë procedurat e mëtejshme për t’u

pajisur me leje minerare shfrytëzimi ose kërkim-zbulimi-shfrytëzimi në përputhje me ligjin nr.10

304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” dhe kërkesat e këtij

vendimi.

Verifikimi u krye nga:

Ing.

(emër, mbiemër, firma)

Ing.

(emër, mbiemër, firma)

Ing.

(emër, mbiemër, firma)

Titullari i institucionit

(emër, mbiemër, firma, vula)

Sekretari i këshillit teknik

(emër, mbiemër, firma)

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.