Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Seminar mbi statistikat e energjisë në Zagreb

AKBN

Seminar mbi statistikat e energjisë në Zagreb

Në datat 11-14 Nëntor 2013, në Zagreb, Kroaci u zhvillua seminari mbi zbatimin e statistikave të energjisë. Në këtë seminar mori pjesë një grup nga AKBN, Drejtoria e Energjive të Rinovueshme.

Gjatë seminarit u trajtuan çështjet që konsistonin në këto pika kryesore:

  • Sigurimi i të dhënave energjetike në konsumin final sipas degëve të ekonomisë: industri, bujqësi, transport, sektori shtëpiak dhe shërbimet;
  • Përpunimi i të dhënave të siguruara nga sektorët ekonomike, analiza e tyre;
  • Paraqitja e tyre në bilancin e detajuar të energjisë;
  • Mënyrat e hartimit të pyetsorëve mbi prodhimin e burimeve energjetike, transformimin dhe konsumin e tyre sipas degëve të ekonomisë;
  • Statistikat mbi çmimet e burimeve të energjisë, analiza e tyre dhe tendencat në të ardhmen;
  • Përgatitja e pyetsorëve për çmimet, sigurimin e të dhënave për to dhe analizat përkatëse;
  • Eksperienca nga insitucioni i statistikave të Sllovenisë.

Gjykojmë që seminari ishte shumë i vlefshëm nga pikëpamja e eksperiencave të trajtuara aty dhe të mënyrës se mbledhjes, përpunimit të të dhënave dhe analizave të tyre.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.