Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Rregjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Janar – Mars 2022

AKBN

Rregjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Janar – Mars 2022

REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

Nr. Rendor [1] Data e kërkesës[2] Objekti i kërkesës[3]

 

 

Data e përgjigjes[4] Përgjigje[5]

 

Mënyra e përfundimit të kërkesës[6] Tarifa[7]

 

 

1 21.01.2022 Sa leje koncesionare janë dhënë me objekt hece nga viti 2005-2022 dhe sa janë ndërtuar dhe licencuar nga viti 2005-2022  11.02.2022  Përgjigje datë 11.02.2022 Nuk ka
2 24.01.2022 A ka burime nafte të zbuluara në Shqipëri të cilat nuk shfrytëzohen ose nëse kanë të drejtë të aplikojnë për të kërkuar burime nafte me pajisjet e tyre persona të cilat kanë kompani dhe merren me biznes import eksport ku mund të aplikohet dhe cila është procedura që duhet ndjekur? 03.02.2022 Në përgjigje të kërkesës Tuaj për informacion lidhur me vendburimet dhe kriteret për kërkimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve në Shqipëri, ju lutem referojuni Ligjit nr. 7746 datë 28.07.1993 (i ndryshuar), ‘Për Hidrokarburet (Kërkimi dhe Prodhimi)’. Në citimet e këtij ligji mund te merrni përgjigje përsa i përket kërkesës tuaj. E plotë Nuk ka
3 20.01.2022 Mbi ankimin ndaj refuzimit për dhënie informacioni dhe kopje të dokumenteve zyrtare 26.01.2022

 

 Përgjigje datë 26.01.2022 E plotë Nuk ka
4 10.02.2022 Të ardhurat për shtetin  që paguhen nga subjektet minerare si pagesa për licencën dhe rinovimet, sipërfaqen e zonës minerare, pagesa të tjera të lidhura me procedurat e licencimit; Bonuse të dhëna, bonuse për prodhimin; Sigurimi i jetës

 

17.02.2022 Përgjigje datë 17.02.2022 E plotë Nuk ka
5 17.02.2022 Raportin vjetor  të  monitorimeve të kryera për gjatë vitit 2020-2021, për  HEC Seta1,2,3dhe 4, nga institucioni juaj.

Bazuar edhe në raport a kanë mundur që këto HEC-e të prodhojnë energjine e plotë siç është përcaktuar në kontratë, nëse jo cilat kanë qënë shkaqet?

 

03.03.2022  

Përgjigje datë 03.03.2022 (1)

Përgjigje datë 03.03.2022 (2)

E plotë Nuk ka
6 15.03.2022 Të dhëna për eksportet dhe importet në ton dhe në vlerë për Karburante në periudhën shkurt 2022 dhe 1 deri 15 mars 2022. 30.03.2022 Nuk është në objektin e veprimtarisë së Drejtorisë Hidrokarbure mbajtja e të dhënave lidhur me eksportet apo importet e karburanteve. E plotë Nuk ka
7 15.03.2022 Sa është sasia e naftës së prodhuar gjatë vitit 2021 në Shqipëri?

Sa është sasia e naftës së eksportuar  gjatë vitit 2021 në Shqipëri ?

 

28.03.2022  Përgjige datë 28.03.2022 E plotë Nuk ka
8 15.03.2022 Cili është statusi juridik i marrëveshjes hidrokarbure ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “Emanuelle Adriatic Energy Limited”; a është ende kjo marrëveshje në fuqi? Nëse jo, si është pushuar marrëveshja?

 

2.Cili është statusi i ekzekutimit të garancisë së kësaj kompanie prej 3.45 milionë USD për fazën e parë të kërkimit, duke patur parasysh raportin e vitit 2015 të Avokaturës së Shtetit, e cila i sugjeron AKBN-së të ndjekë rrugën ligjore për ekzekutimin e kësaj garancie në kushtet kur filtri bankar sugjeroi se garancia ishte mashtrim?

 

3. A ka ndërmarë AKBN-ja iniciativa ligjore për ekzekutimin e kësaj garancie nëpërmjet arbitrazhit dhe/ose kallëzimit penal në prokurori?

 

30.03.2022 Lidhur me informacionin e kërkuar nga ana juaj, Ju informojmë se Marrëveshja Hidrokarbure (MH) është lidhur midis Kompanisë Albpetrol dhe Kompanisë Emanuele Energy.

AKBN licensoi Kompaninë Albpetrol për të hyrë në MH.

Pavarësisht se AKBN nuk është palë në marrëveshje, por duke parë ecurinë jo të mirë në përmbushjen e detyrimeve nga ana e kompanisë njoftoi palët në marrëveshje për heqjen e kësaj Liçense. Gjithashtu i është drejtuar Albpetrolit me kërkesën për mbylljen e Marrëveshjes për Blloqet 2, 3 dhe 4, në det.

 

Lidhur me statusin e ekzekutimit te garancisë bankare, ju informojmë se AKBN ka ndërmarrë hapat e saj përsa  takon edhe pozicionit të saj në Licencë Marrëveshje, duke ridërguar të gjithë dokumentacionin e disponueshëm pranë Avokaturës së Shtetit në vijim të diskutimeve të mbajtura në vitin 2017.

AKBN për shkak të statusit të këtij blloku dhe problematikës që mbart nuk e ka promovuar atë për marrëveshje të reja dhe pikërisht për mospërmbushje të detyrimeve.

Duhet theksuar se pavarësisht faktit se marrëveshja është mbyllur, kompania mbetet debitore ndaj palës shqiptare për detyrimet e papërmbushura sipas parashikimeve të MH përgjatë kohës që ajo ka qenë në fuqi.

 

Nuk ka ende një proces arbitrazhi lidhur me këtë çështje.​

 

E plotë Nuk ka
9 16.03.2022 Kopje të Raportit të Oponencës Teknike të paraqitur nga subjekti “Shushica Hydropower” sh.p.k. për projektin e ndërtimeve të HEC-eve mbi lumin Shushicë.

 

17.03.2022  Përgjigje datë 17.03.2022 E plotë Nuk ka
10 16.03.2022 Konfirmim i vlerës së investimit, afatit të tij, për lejen minerare  të lëshuar në vitin 2019 e cila është dhënë në bazë të lejes minerare nr. 1721 datë 19.06.2014 17.03.2022 Nga verifikimi i të dhënave në Institucionin e AKBN –së nuk disponohen të dhëna  mbi vlerën e investimeve nga subjekti ”Blerimi Kostur” sh.p.k. me nr. Nipt-i      L07525201B,

për vitet 2019-2021 për lejen minerare 1721.

E plotë Nuk ka
11 21.03.2022 Kopje të Rregullores “Për funksionimin e veprimtarisë së grupit të Oponencës Teknike të projekteve të ndërtimit të hidrocetraleve me koncesion”.

 

31.03.2022  Përgjigje datë 31.03.2022 E plotë Nuk ka

 

12 30.03.2022 Rei Energji a ka bërë aplikim për t’u pajisur me miratim mjedisor për ndërtimin e Hec “Lingajca 1” dhe “Lingajca 2”?

2-Si është zbatuar projekti?

3- A e keni mbikqyrur ecurinë e këtij projekti?

Në proces

 

 

 

 

 

 

 

 

[1] Numri rendor i kërkesave të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve

[2] Data e regjistrimit të kërkesës

[3] Përmbledhje e objektit të kërkesës duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi

[4] Data e kthimit të përgjigjes

[5] Përmbajtja e përgjigjes duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi

[6] Përgjigja jepet E plotë/ E kufizuar/ E refuzuar/E deleguar

[7] Kosto monetare e riprodhimit (kur është rasti dhe e dërgimit) të informacionit të kërkuar sipas tarifave të publikuar nga autoriteti publik.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.