MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE
REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE
| Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës
|
Data e përgjigjes | Përgjigje
|
Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa
|
| 11. | 20.07.2026 | 1. Sa janë rezervat e naftës bruto të Shqipërisë aktualisht? (rezervat gjeologjike, rezervat e rikuperueshme, ndarja sipas vendburimeve ( Patos- Marinzë, Kuçovë, Ballsh- Hekal etj);
2. Sa është prodhimi vjetor i naftës bruto në Shqipëri për periudhën 2015-2025? 3. Sa përqind e rezervave të vlerësuara janë shfrytëzuar deri tani? 4. Cilat kompani kanë marrë të drejtën për kërkim dhe shfrytëzim të vendburimeve naftëmbajtëse dhe cilat janë detyimet e tyre kontraktuale? 5. Sa është sasia e naftës bruto të prodhuar që eksportohet dhe sa përdoret për tregun vendas? 6. Ku eksportohet nafta bruto shqiptare? 7. Si monitorohet sasia e naftës së nxjerrë nga kompanitë private? 8. Çfarë përfitimi ekonomik ka shtetit nga çdo fuçi/ton nafte e prodhuar në Shqipëri? 9. A ka një shtategji për përpunimin e naftës bruto Brenda vendit në mënyrë që të rritet vlera e shtuar? |
29.07.2026 | Pergjigje kerkeses date 20.07.2026 | E plotë | Nuk ka |
| 12. | 21.07.2026 | Gjatë punës sonë raportuese dhe vëzhgimeve në terren, ne kemi dëshmuar praninë dhe aktivitetin e disa operatorëve që kryejnë funksionin e shfrytëzimit, thyerjes dhe përpunimit të gurëve (aktivitet guroreje) brenda territorit të Zonës së Mbrojtur. Ky aktivitet po zhvillohet specifikisht jashtë rrethimit të kantierit të Aeroportit të Vlorës, por në afërsi të tij.
Për të kuptuar ligjshmërinë e këtij aktiviteti minerar në këtë zonë, kërkoj të më vihet në dispozicion informacioni dhe dokumentacioni i mëposhtëm: 1. Lejet Minerare: Kopje të lejeve minerare të shfrytëzimit të lëshuara nga institucionet përgjegjëse dhe të administruara/monitoruara nga AKBN për operatorët/subjektet që ushtrojnë aktivitetin e gurores në këtë perimetër. 2. Planet e Shfrytëzimit dhe Rehabilitimit: Kopje të projekteve të miratuara të shfrytëzimit dhe planeve të rehabilitimit të mjedisit për këto subjekte. 3. Raportet e Inspektimit Teknik: Kopje të çdo raporti kontrolli apo monitorimi të kryer nga strukturat e AKBN-së për këto subjekte, lidhur me zbatimin e kushteve teknike të shfrytëzimit dhe respektimin e koordinatave të lejuara. 4. Procesverbalet dhe Masat: Kopje të procesverbaleve të konstatimit, pezullimeve apo masave të mundshme administrative të marra nga AKBN për shfrytëzim jashtë kushteve të lejes ose pa leje minerare në këtë zonë.
|
29.07.2026 | Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, dërguar me e-mail më datë 21.07.2026 me lëndë “Kërkesë për informacion dhe vënie në dispozicion e dokumentacionit”, ku lidhur me vëzhgimet tuaja në terren, keni dëshmuar praninë dhe aktivitetin e disa operatorëve që kryejnë funksionin e shfrytëzimit, thyerjes dhe përpunimit të gurëve (aktivitet guroreje) brenda territorit të Zonës së Mbrojtur, specifikisht jashtë rrethimit të kantierit të Aeroportit të Vlorës, por në afërsi të tij, ju bëjmë me dije se:
Referuar të dhënave që disponojmë për lejet minerare të shfrytëzimit dhe zonat e mbrojtura, mbi zonën e cituar në kërkesën tuaj, nuk ka subjekte të licensuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), me leje minerare shfrytëzimi. Gjithashtu referuar rregjistrit që disponojmë në AKBN, rezulton se leja e shfrytëzimit më afër nga zona e Aeroportit të Vlorës është leja Nr.1741/1, datë 10.02.2015, për shfrytëzimin e mineralit konglomerat (pa përdorim të lëndës plasëse), objekti “Frakull e Vogël” bashkia Fier në distancë 8.2 km vijë ajrore nga aeroporti, jashtë zonës së mbrojtur dhe në Jug-Lindje me aeroportin e Vlorës lejet e shfrytëzimit janë në distancë rreth 20 km vijë ajrore. Theksojmë se, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është strukturë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, krijuar me VKM Nr.547, datë 09.08.2006 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore”, i ndryshuar, dhe ka objekt të veprimtarisë së saj zhvillimin, mbikëqyrjen, monitorimin e lejeve minerare të shfrytëzimit, licensuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE). AKBN nuk rezervon të drejta apo kompetenca për të monitoruar subjekte apo individë të pa pajisur me leje minerare shfrytëzimi. Bashkëlidhur harta topografike me zonën e aeroportit, lejet minerare dhe zona e mbrojtur. |
E plotë | Nuk ka |
