Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Raport i mbledhjes së Këshillit Teknik të AKBN

AKBN

Raport i mbledhjes së Këshillit Teknik të AKBN

Drejtoria Minerare përmbylli raportin e mbikqyrjes së  gjashtëmujorit të parë periudha Janar- Korrik 2017.

Nr.5926 Prot, Datë 31.07.2017 vendimin e Këshillit Teknik të AKBN Nr.575 datë 26.07.2017

me temë “Mbikqyrja e Shfrytëzimit të Rezervave Minerare nga Subjektet Private”, ku janë detajuar:

-respektimi i realizimit të projektit

-respektimi i operacioneve të punës

-raport i lëvizjes së rezervave

-kryerjen e operacioneve të punës në përputhje me respektimin e normave të mjedisit

 

Në mbledhjen e Këshillit Teknik u vendos marrja e masave administrative për  propozim Ministrit.

Subjekte private aktive janë 630 leje minerare, nga të cilat 312 leje janë në grupin e mineraleve metalore. Janë 13 leje bakër, 258 leje kromi, 6 leje sterile kromi, 30 leje  hekur-nikel dhe nikel- silikat, 1 leje boksite, 1 leje magnez, 1 leje skorje Fe-Cr  dhe nikel- sulfur & krom 1 leje minerare.

Sektori Metalor: Janë 19 subjekte që janë propozuar për  Revokim të Lejes Minerare se nuk kanë përmbushur detyrimin për pagesën e garancisë së rehabilitimit dhe fillimin e punës. .

Sektori Metalor: Janë 18 subjekte propozuar për Pezullimin  e Lejes Minerare se nuk kanë përmbushur detyrimet e ligjit minerar per miratimin  e projekt programit.

Sektori Metalor: Masë Administrative për 22 subjekte se nuk kanë sjellë fare projekt program vjetor. Masa e ushtruar 250000 lekë të reja për subjekt.

 

Prodhimi i Kromit për 6- mujorin e parë është 350228.7 ton.

Në Sektorin Minerar  Metalor janë punësuar 4242 persona me sigurim jete 3269 persona.

Rente Minerare  e paguar per 6-mujorin e pare nga sektori metalor 304958984 lekë dhe 1212362 USD.

Në sektorin Jometalor është bërë kryermatja faktike dhe  dixhitalizimi i të gjitha karrierave në Republikën e Shqipërisë.

Janë propozuar per revokim  51 subjekte minerare që nuk kanë paguar Garancitë e Rehablitimit  Janë dërguar për pezullim 16 subjekte minerare .

 

Subjekte te njoftuara per planin e mbylljes dhe rehabilitimit  12 subjekte

– Numri i fuqisë punëtore në sektorin jometalor  është:           1478 punëtorë

– Prodhimi në total per 6-mujorin e I-rë, 2017 është:               2320755 m3

– Të ardhurat nga shitja është:                                                 1953492556 lekë

– Renta minerare e paguar:                                                      146214794 lekë

 

Për 42 subjekte  është kryer akt-verifikim dhe oponenca e projekteve të reja si dhe shtyrje afati.

 

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.