Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Punonjës të AKBN bëhen pjesë e trajnimit të rëndësishëm në Milano

AKBN

Punonjës të AKBN bëhen pjesë e trajnimit të rëndësishëm në Milano

foto 1 milano

AKBN i jep një rëndësi të veçantë zhvillimit të burimeve njerëzore. Në këtë kuadër, përfaqësues të Drejtorisë Hidrokarbure në AKBN u bënë pjesë e një trajnimi të rëndësishëm në Milano. Ky trajnim ka të bëjë me procese thelbësore të industrisë së naftës dhe gazit. Ai përfshin një sërë teknikash dhe qasjesh, si modelimi i integruar i aseteve që ndihmon në bashkëveprimin e rrjetit, puseve dhe rezervuarit për të maksimizuar prodhimin.

foto 2 milano

Menaxhimi i rezervuarit është një proces thelbësor në industrinë e naftës dhe gazit që synon optimizimin e prodhimin dhe rritjen e jetëgjatësisë së rezervuarit.
Trajnime të tilla janë të rëndësishme për përmirësimin e aftësive të inxhinierëve të AKBN dhe rritjen e efikasitetit në menaxhimin e burimeve natyrore të Shqipërisë.

foto 3 milano

Për inxhinerët e AKBN, ky trajnim, i cili realizohet si pjesë e marrëveshjes së Hidrokarbureve që Shqipëria ka me kompaninë Italiane “Eni”, identifikon mënyra të reja përmes monitorimit të prodhimit, analizimit të të dhënave, si dhe testeve të puseve. Këto metoda bëjnë të mundur zbulimin e hershëm të problemeve në rezervuar dhe zgjidhjen e tyre në kohë.

foto 4 milano

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.