Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Njoftim për subjektet minerare që nuk kanë sjellë informacionet tremujore

AKBN

Njoftim për subjektet minerare që nuk kanë sjellë informacionet tremujore

AKBN njofton të gjithë subjektet minerare të respektojnë afatet për dorëzimin e informacioneve 3-mujore. Çdo subjekt duhet të paraqesë informacion mbi realizimin e investimeve pranë strukturës përgjegjëse, çdo 3 muaj, jo më vonë se data 15 e muajit që vijon pas tremujorit përkatës vjetor në vit kalendarik.

Gjithashtu, subjekti duhet të paraqesë për shqyrtim pranë AKBN-se një plan vjetor pune, të hartuar në përputhje dhe të harmonizuar në kohë me të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në lejen e tij minerare, për çdo vit, jo më vonë se 30 ditë kalendarike përpara përfundimit të vitit, llogaritur nga data e hyrjes në fuqi të lejes.Në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, të ligjit Nr.10304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë, të nenit 25 shkronja ç dhe d dhe të Urdhërit të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Nr. 310, datë 13.04.2011, “Për miratimin e formës së informacioneve tremujore, vjetore, përfundimtare dhe përmbajtjen e planit vjetor të punës nga ana e zotëruesve të lejeve minerare të shfrytëzimit me karrierë për grupin e mineraleve ndërtimore”, në pikën 1 përcaktohet qartë formati i informacionit tremujor për veprimtarinë minerare të realizuar nga zotëruesi i lejes minerare të shfrytëzimit për grupin e mineraleve, metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet (formati i përcaktuar në aneksin 1 të këtij urdhëri), si dhe koha në të cilën ky informacion duhet të dorëzohet pranë AKBN (jo më vonë se datë 15 e muajit që vijon për çdo tremujor).
Mosrespektimi nga ana e subjekteve e këtij afati penalizohet me masën administrative gjobë prej 100.000,00 (njëqind mijë) lekë për çdo shkelje në përputhje me nenin 45, pika 1/ç e ligjit Nr.10 304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë.
Subjektet të cilat nuk e kanë sjellë informacionin e kërkuar, sipas ligjit, janë 304.
Sipas legjislacionit në fuqi, vlera e masës administrative në total për të gjitha subjektet e mësipërme është 304.000 USD.

Dokumente
Lista e plotë e subjekteve

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.