Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Njoftim për media mbi aktivitetin minerar

alt

Njoftim për media mbi aktivitetin minerar

Ne kuadrin e monitorimit te aktivitetit minerar ne vend, Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore, ka marre nje sere masash ne zbatim te legjislacionit minerar.

  1. 1.Masa te marra ndaj subjekteve minerare te cilet nuk kishin permbushur detyrimin per depozitimin e garancise per rehabilitimin e mjedisit

Evidentim dhe marrje masash për likuidimin nga subjektet qe nuk kishin paguar Garancinë e rehabilitimit shuma e pa paguar ishte mbi 2 milion dollar (gjate 2 muajve te fundit te vitit 2013 është bere arkëtim mbi 1.3 milion dollar ne buxhet).
Numri i lejeve te propozuara për revokim është 182 leje për mospagesat e garancive për vitet 2011-2012 totali i shumës se papaguar 88.613.837 leke ose rreth 868.763 USD prej te cilave aktualisht janë revokuar 90 leje minerare (nëntëdhjete) ne zbatim te Nenit 40 Ligjit 10304 date 15.07.2010

Mungesa e Garancisë se Rehabilitimit te Mjedisit

Propozim për revokim

182

Revokuar

90

Pezullim Aktiviteti

109

  1. 2.Masa te marra ndaj subjekte minerare te cilët nuk kishin përmbushur detyrimin e raportimeve periodike

Periudha

Nr. Subjekteve

Vlera e Masave administrative(000/leke)

Tetor – Dhjetor 2013

480

51.700

Janar – Gusht 2014

358

62.600

Propozim për revokim

94

Pezullim Aktiviteti

38

Shuma

882

125.100

Për këto subjekte është marre dhe masa pezullimi aktiviteti deri ne plotësimin e detyrimeve sipas Ligjit 10304 date 15.07.2010. Janë informuar Ministria e Rendit, Perfekti i Qarkut, Drejtoria e Tatimeve dhe ne vazhdim do te procedohet me propozimin për fillimin e procedurave te revokimit nëse nuk sjellin programin për rinovim.

Gjate vitit 2014, subjektet qe ushtrojnë aktivitetin minerar ne Republikën e Shqipërisë, kane përmbushur detyrimet për raportimin vjetor për Planin e Punës pranë A.K.B.N.-se.

Kështu, duke e krahasuar me vitin 2013, ku shifrat ishin ne nivelet e 38% raportim për te gjithë vitin, deri ne Shtator te vitit 2014, 74% e subjekteve kane dorëzuar pranë strukturës përkatëse A.K.B.N. dokumentacionin për Planin Vjetor te punës. Duhet theksuar se një përqindje e konsiderueshme e këtyre subjekteve kane realizuar edhe pagesën e garancisë se rehabilitimit për vitin 2014.

Investimet e Realizuara (000.000/leke)

Viti 2013

1.726

6 Mujori 2014

5.381

alt

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.