Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Njoftim për konsulent të jashtëm për Drejtorinë Hidrokarbure

Njoftim për konsulent të jashtëm për Drejtorinë Hidrokarbure

AKBN, Drejtoria Hidrokarbure kërkon një Konsulent të Jashtëm me ekspertizë në fushën e gjeologjisë, gjeofizikës, vlerësimit të rezervave, etj.

Kriteret që duhet të përmbushë Konsulenti, janë si më poshtë vijon:

  • Të ketë mbaruar Fakultetin e Gjeologji-Minierave;
  • Të ketë kryer punime/studime në fushën e kërkimit të naftës e të gazit;
  • Të ketë tituj shkencor në fushën gjeologo-gjeofizike;
  • Të ketë të paktën 15 vite eksperiencë pune në industrinë e naftës;
  • Të ketë njohuri mbi Marrëveshjet Hidrokarbure;
  • Të ketë ekspertizë në fushën e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve brenda dhe jashtë vendit;

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet, si më poshtë:

  • Curriculum Vitae (CV) personale;
  • Deklaratë personale për përmbushjen e kritereve dhe angazhimin për kryerjen e funksionit si Konsulent i Jashtëm.

Dokumentet duhet të dorëzohen 2 (dy) ditë pas publikimit të njoftimit në faqen zyrtare, deri në orën 10:00, në AKBN, pranë zyrës së Protokollit.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.