Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Njoftim mbi miratimin e VKM Nr.506 datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 547, datë 9.8.2006, të Këshillit të Ministrave.

Njoftim mbi miratimin e VKM Nr.506 datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 547, datë 9.8.2006, të Këshillit të Ministrave.

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (në vijim AKBN), njofton të gjithë subjektet të cilët ushtrojnë veprimtari minerare, shoqëritë koncesionare/ mbajtëse të miratimit në fushën hidroenergjitike, shoqëritë mbajtëse të miratimit për impiantet e energjisë së rinovueshme (përveç Hec-eve) se:

Është miratuar VKM Nr. 506, datë 1.8.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 547, datë 9.8.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore” i ndryshuar“, e cila është publikuar në Fletoren Zyrtare  Nr. 141, datë 8.8.2024 dhe hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare (pra datë 8.8.2024).

Referuar anekseve bashkëlidhur VKM-së Nr. 506, datë 1.8.2024, njoftojmë se për shërbimet të cilat do të ofrohen nga AKBN në zbatim të ndryshimeve ligjore:

  • Subjektet Minerare duhet t`ju referohen Ankesit 1;
  • Shoqëritë koncesionare/ mbajtëse të miratimit në fushën hidroenergjitike duhet t`ju referohen Ankesit 2;
  • Shoqëritë mbajtëse të miratimit për impiantet e energjisë së rinovueshme (përveç Hec-eve) duhet t`ju referohen Ankesit 3.

Bashkëlidhur do të gjeni VKM NR.506 datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 547, datë 9.8.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore” të ndryshuar”.

VKM NR.506 datë 01.08.2024 

Lutemi në vëmendjen Tuaj, për njohje dhe zbatim të VKM-së sipërcituar.

 

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.