Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Investimet në naftë dhe gaz, një mundësi për forcimin e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Indi

Investimet në naftë dhe gaz, një mundësi për forcimin e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Indi

Drejtori ekzekutiv i AKBN-së Z. Dael Dervishi, në përberje të delegacionit kryesuar nga Z. Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë zhvilloi një vizitë zyrtare në New Delhi, Indi.
Në takimet e zhvilluara në këtë kuadër me Z. Shri Dhermenadra, Ministër i Energjisë dhe Naftës së Indisë, General V.K. Singh, Ministër i Shtetit për Punët e Jashtme, me përfaqësuesit e Dhomës së Bashkuar të Bizneseve të Indisë ASSOCHAM, si dhe me përfaqësues të shoqërive të njohura në fushën e energjisë dhe naftës, siç është “Tata Power” dhe kompania shtetërore e naftës ONGC, diskutimet u fokusuan

  • 1.Format e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën ekonomike, mundësitë e shumta që ofron Shqipëria për të pasur një prezencë të investimeve indiane dhe skemat e mundshme për financimin e projekteve nga India.
  • 2.Potencialet e vendit tonë për investime në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit ka qenë një nga temat në të cilën Ministri Gjiknuri është ndalur në takimet me përfaqësuesit indianë. India përfaqëson sot një nga fuqitë ekonomike botërore me rritjen më të madhe ekonomike dhe me ekspansion të madh në investime të fushës së industrisë dhe energjisë.

Mundësitë që ofron vendi ynë në sektorët e ndryshëm të ekonomisë dhe masat që po ndërmerr qeveria shqiptare për të krijuar një mjedis sa më favorshëm për rritjen e investimeve

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.