Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Ftesë për pjesëmarrje në Konferencën e 4 Ndërkombëtare të Katedrës së UNESCO-s, 2-4 Maj 2016, Zvicër

AKBN

Ftesë për pjesëmarrje në Konferencën e 4 Ndërkombëtare të Katedrës së UNESCO-s, 2-4 Maj 2016, Zvicër

Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit ju fton të shprehni interesin tuaj për të marrë pjesë  në Konferencën e  4 Ndërkombëtare të Katedrës së UNESCO-s në teknologjitë për zhvillim: Nga Inovacioni tek impakti social , e cila do të zhvillohet në Shkollën Politeknike të Lozanës , në Zvicër nga data 2-4 Maj 2016.
Konferenca Tech4Dev 2016, ju bën me dije se nëse  jeni të interesuar për  hartimin e zgjidhjeve inovative përmes teknologjive të përparuara drejt  një zhvillimi shoqëror dhe ekonomik gjithëpërfshirës të  pjesës Jugore të Botës,  ky aktivitet  ju jep një mundësi për të:
· Paraqitur studimin tuaj në një Konferencë të veçantë multidisiplinare e përqendruar në teknologjitë e reja dhe  ndikimin social që ato kanë në të gjithë  pjesën jugore të botës.
· Promovuar rrjete, disiplina dhe fusha të teknologjive të ndyshme, që nxisin   zhvillimin  dhe nivelin e zgjidhjeve të reja për të gjithë  vendet që shtrihen në jug të globit
· Identifikuar  mundëstë  për bashkëpunim me aktorë të ndryshëm si- akademikë, studentë, inxhinierë, sipërmarrës, politikëbërë praktikues dhe shkencëtarët socialë – që janë të interesuar pë inovacionin teknologjik në të gjithë vendet e jugut.
· Marrë pjesë në një ngjarje të vecantë të Konferencës me karakter social që do të  zhvillohet në vreshtat Lavaux, një Trashëgimi Botërore  e UNESKO-s.

Në përputhje me frymën e Konferencës, Tech4Dev 2016 ka kënaqësinë që të ftojë  studiues, studentë, mjekë, industrialistë  apo të gjithë të interesuarit e tjerë të paraqesin propozime e tyre në çështje  që lidhen me  teknologjitë për zhvillim. Suksesi i çdo konference i dedikohet kontributit inovativ të çdo pjesëmarrësi!

Për të paraqitur propozimet tuaj mund të klikoni në linkun e mëposhtëm.

http://cooperation.epfl.ch/2016Tech4Dev/Call1

Tech4Dev 2016 mirëpret, në veçanti, propozime dhe qasje inovative që nxisin diskutime mes pjesëmarrësve . Do të merren në konsideratë vecanërisht ato ide që do të përpiqen tu japin rrugëzgjidhje  njërës ose më shumë nga fushat kryesore tematike të kësaj konference. Prezantimet duhet të theksojnë vlerën e inovacionit teknologjik, duke pasur parasysh  mundësitë e teknologjisë për të nxitur një zhvillim social dhe ekonomik gjithëpërfshirës.

Fushat kryesore tematike:

· Teknologjitë për Veprimet Humanitare

· Teknologjitë Mjekësore

· Shkenca dhe Teknologjia për Reduktimin e Rrezikut të Katastrofave

· Teknologjitë për një qasje të qëndrueshme në fushën e Energjisë

· Teknologjitë e Informacionit e Komunikimit në dobi të Zhvillimit

· Teknologjitë për Mjedise Jetese e Qytete të Qëndrueshme

Propozimet, duhet të dorëzohet përcaktuar jo më vonë se data 11 shtator 2015 përmes aplikimit on-line   duke përdorur formularin e caktuar.

Udhëzime të mëtejshme mund të gjenden në faqen e internetit të konferencës:

http://cooperation.epfl.ch/2016Tech4Dev

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.