Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Forumi Mjedisor dhe Ekonomik i OSBE -së

OSCE Conference

Forumi Mjedisor dhe Ekonomik i OSBE -së

Forumi Mjedisor dhe Ekonomik i OSBE -së

Në datat 7-8 shkurt 2011, u mbajt në Vienë Forumi Mjedisor dhe Ekonomik i OSBE-së.

OSCE ConferenceNë këtë forum merrnin pjesë të gjitha shtetet anëtare të OSBE-së, ku Shqipëria

përfaqësohej nga AKBN-ja me znj. Blerina Kazaferi, Shefe e Marrëdhënieve me

Jashtë dhe zj. Arta Sevrani, si dhe nga misioni shqiptar pranë OSBE-s-së në Vienë zj.

Selvi Becaj dhe z. Edmond Hido nga Qendra e Efiçencës së Energjisë së Shqipërisë.

Temat kryesore për të cilat u diskutua kishin të bënin me: Sfidat e Energjisë në shekullin e 21-të, Efiçencën e Energjisë dhe Përdorimin e Qëndrueshëm të Burimeve Tradicionale dhe të Reja të Energjisë, Politikat efektive kombëtare për energjitë e qëndrueshme, Qeverisja e mirë dhe transparenca në fushën e energjisë, Bashkëpunimi rajonal dhe nën-rajonal në fushën e energjive të qëndrueshme për vendet anëtare të OSBE-së.

Gjatë dy ditëve të Forumit, përfaqësuesit e AKBN-së patën takime dhe shkëmbyen ide me pjesëmarrës të ndryshëm si z.Gianluca Sambucini, Sekretar i Komitetit të Energjisë, Gjenevë; z. Goran Svilanovic, Koordinator i OSCE për Zhvillimet Ekonomike dhe Mjedisore ; z. Bojan Kovacic, Drejtor i Agjencisë së Efiçencës së Energjisë së Serbisë,

z. Reuf Hadzibegic, Këshilltar i Ministrit të Jashtëm dhe të Lidhjeve Ekonomike të Bosnje-Hercegovinës, etj. Në këto takime u bisedua për probleme të ndryshme në fushën e energjisë, sidomos për disa vende si Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bjellorusia, Taxhikistani, të cilat kanë probleme të përbashkëta që lidhen me legjislacionin, konkretisht Ligjin e EE dhe Burimeve të Rinovueshme, miratimin dhe zbatimin e tyre në praktike.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.