Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Formalizohet bashkëpunimi ndërmjet AKBN dhe ISHPM

Formalizohet bashkëpunimi ndërmjet AKBN dhe ISHPM

AKBN dhe ISHPM formalizuan sot nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.

Në fjalën e rastit Z. Dael Dervishi, Drejtor Ekzekutiv i AKBN, theksoi ndër të tjera rëndësinë e këtij bashkëpunimi për  shpërndarjen në mënyrë më intensive të kontrolleve dhe monitorimeve në terren të subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në fushën e minierave, hidroenergjisë, si dhe naftës e gazit.

  1. Ergys Agasi, Kryeinspektor i ISHPM u shpreh se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje do të kemi një ndërhyrje më decisive për t’i dhënë fund të gjitha subjekteve që shfrytëzojnë burimet natyrore në mënyrë të kundërligjshme.

Qëlllimi i kësaj marrëveshje është:

  • Bashkëpunimi dhe mbështetja reciproke ndërmjet strukturave të ISHMP dhe AKBN-së, për zbatimin me korrektësi të legjislacionit rregullator, normave teknike e standarteve në fuqi që veprojnë  në fushën e mjedisit dhe në shfrytëzimin e burimeve natyrore.
  • Nxitja dhe koordinimi i veprimeve, me objektiv mbrojtjen e mjedisit, pyjeve, përmirësimin e menaxhimit të burimeve natyrore duke zbatuar me korrektësi kushtet e përcaktuara në lejet mjedisore, lejet minerare, kushtet në kontratat koncensionare dhe marrëveshjet hidrokarbure, nga subjektet që operojne në shfrytëzimin e burimeve natyrore.
  • Shkëmbimi i informacioneve të ndërsjellta për subjektet që ushtrojnë aktivitete në shfrytëzimin e burimeve natyrore me impakt në mjedis, me synim rritjen e përformancës për garantimin e zbatimit të dispozitave ligjore, në fushën e veprimit të dy institucioneve.

Zbatimi i kësaj Marreveshje Bashkëpunimi do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit për  një periudhe 1 vjeçare dhe në zbatimin e  kësaj marrëveshje angazhohen drejtoritë dhe sektorët përkatës të të dy institucioneve.

 

 

 

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.