Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

AKBN vijon traditën e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemik

AKBN vijon traditën e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemik

Për të disatin vit radhazi AKBN i përgjigjet thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut. Në mbështetje të fushatës së sensibilizimit “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë”, një numër i konsiderueshëm i stafit dhuruan gjak, për t’ju ardhur në ndihmë 600 fëmijëve talasemikë që presin për të bërë transfuzion gjaku, në kushtet e mungesës së rezervave dhe nevojës së vazhdueshme.

Në numrin e dhuruesve të gjakut pati një mirëpërfaqësim në numër nga Drejtoria e Zhvillimit Strategjik dhe Dëgjesave me Publikun, ku 4 (2 punonjëse dhe 2 punonjës) nga 8 që është numri total i punonjësve në këtë drejtori,  ju bashkuan nismës.

Ky gjest simbolik jo vetëm i vjen në ndihmë kësaj kategorie në nevojë, por në të njëjtën kohë shërben dhe për solidarizimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për kryerjen e këtij akti human.

IMG_1103IMG_1146 IMG_1133IMG_1155IMG_1200IMG_1109

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.