Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

AKBN vijon monitorimet e HEC-eve pavarësisht kushteve atmosferike

AKBN

AKBN vijon monitorimet e HEC-eve pavarësisht kushteve atmosferike

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe terrenit të vështirë, inxhinierët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë vazhduar këtë javë monitorimin në terren të hidrocentraleve (HEC) sipas planit vjetor.

monitorimi hec 1

Ekipi i AKBN mbetet i angazhuar në realizimin e objektivave për të siguruar që HEC-et të operojnë rregullisht sipas standardeve.

Kjo punë dëshmon përkushtimin e këtij institucioni për të siguruar që industria energjetike të jetë e qëndrueshme dhe e sigurt.

monitorimi hec 2

Drejtoria e Monitorimit të AKBN-së ka monitoruar gjatë këtyre ditëve kontrata në Miresh, Jeton, Ostren i Vogël, Tërnovë, Zall Bulqizë, qarku Dibër.

Po ashtu edhe në Shënepremte, Lenie Çorovodë, Babun, Lingjanca 1 dhe 2 në Qarkun e Elbasanit.

monitorimi hec 3

Kontrata të tjera të monitoruara janë ato në Kuç, Fterrë & Fterrë 1, Meshanik Guvë, qarku Vlorë dhe Gjirokastër, si dhe Mivas 1, Faqekuq 3, Backa 1 C A, Belesova 1 dhe 2 në qarku Berat.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.