Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

AKBN, pjesë e tryezës së përbashkët për ndryshimet e klimës

AKBN, pjesë e tryezës së përbashkët për ndryshimet e klimës

AKBN është bërë pjesë e tryezës së përbashkët për prezantimin e sistemit kombëtar të matjes, raportimit dhe verifikimit për shkarkimet e gazeve me efekt serë dhe zbutjes së ndryshimit të klimës.mm1

Pas një pune dyvjeçare, ky sistem i mbështetur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Instituti i Kërkimeve Urbane dhe Fondi për Klimën e Gjelbër është tashmë në një fazë të përparuar të formimit. Ky sistem i ri ka për qëllim të monitorojë dhe raportojë me saktësi ndryshimet klimatike në vendin tonë.

mm2

Qëllimi i tryezës është njohja e elementëve të zhvilluar të këtij sistemi dhe konsultimi me aktorët pjesëmarrës mbi vlefshmërinë dhe dobinë në drejtim të funksionimit të efektshëm të sistemit në vazhdimësi.

mm3

Në vijim të prezantimit zyrtar të Sistemit Kombëtar të Inventarit të Gazeve Serë, u organizua një trajnim për përgatitjen e Inventarit Kombëtar të Gazeve Serë, në kuadër të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës, Marrëveshjes së Parisit, dhe VKM-së 889, në zbatim të ligjit “Për Ndryshimet Klimatike”.

mm5

Ky trajnim u organizua për ministritë e linjës dhe agjencitë e tyre, të cilat kanë përgjegjësi ligjore parësore në mbledhjen e të dhënave dhe përgatitjen e Inventarit Kombëtar të Gazeve Serë.

mm6

Ndërkohë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me mbështetjen teknike të Institutit të Kërkimeve Urbane dhe financimin nga Fondi për Klimën e Gjelbër, po punon prej dy vjetësh për ngritjen e sistemit kombëtar të matjes, raportimit dhe verifikimit për shkarkimet e gazeve me efekt serë dhe zbutjes së ndryshimit të klimës.

mm8

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.