Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

AKBN përfaqëson Shqipërinë në Kongresin Ballkanik të Minierave, Rumani

AKBN përfaqëson Shqipërinë në Kongresin Ballkanik të Minierave, Rumani

Kongres miniera

Nga data 20 deri 23 shtator, 2015, u mbajt në Petrosani të Rumanisë “Kongresi i 6-të Ballkanik i Minierave”.

Kongresi Ballkanik i Minierave është një veprimtari që zhvillohet një herë në dy vjet, me sistem rrotacioni, çka do të thotë që çdo vend i Ballkanit e organizon atë një herë dhe mbasi e kanë realizuar të gjithë, rifilllon dhe një herë.

Çështjet kryesore që u trajtuan në këtë kongres ishin:

  • Mbikqyrja e aktivitetit minerar
  • Gjeofizika në miniera
  • Burimet minerare dhe gjeologjia në miniera
  • Metotad dhe teknologjia e shfrytëzimit të minierave
  • Shfrytëzimi i mineraleve të ngurtë
  • Pasurimi i mineraleve.
  • Mekanika e shkëmbinjve, kontrolli masiv dhe stabilizimi i pjerrësisë së shpatit.
  • Makineritë dhe paisjet në miniera
  • Inxhinieria Mjedisore
  • Burimet e rinovueshme
  • Sistemi i integruar i kompjuterave
  • Legjislacioni dhe normat në miniera
  • Fuqia puntore në aktivitetet minerare
  • Menaxhimi dhe ekonomia në miniera
  • Historia, edukimi dhe aktivitete e tjera lidhur me aktivitetet minerare
  • Studimet e reja nëp fushën minerare, studentat dhe masterat studentorë.

Në këtë kongres morën pjesë përfaqësues nga Rumania si vend organizator, Bullgaria, Bosnja Hecegovina, Kosova, Serbia, Turqia, Maqedonia, Kroacia dhe Shqipëria.

Vendi ynë u përfaqësua nga me një grup inxhinierësh nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

Ky grup u kryesua nga Drejtori i Drejtorisë Minerare, Zoti Azbi Arapi. Në përbërje të grupit ishte dhe këshilltari i Drejtorit Ekzekutiv. Prof. Asc. Dr. Edmond Goskolli.

Në takimin e komitetit ndërkombëtar u vendos që kongresi i ardhshëm në vitin 2017 të mbahet në shtetin e Bosnjë-Hercegovinës.

Në ceremoninë e hapjes përshëndetën Kryetari i Bashkisë së Petroshanit, përfaqësuesja e Ministrisë së Industrisë dhe Minierave, përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit, Rektori i Universitetit të Petroshanit, etj.

Në këtë kongres përshëndeti dhe përfaqësuesi i Rumanisë në Komisionin Botëror të Energjisë.

Në përshëndetjet u bë një paraqitje e programit të qeverisë Rumune për industrinë minerare duke theksuar nxjerrjen e mineralit të qymyr gurit dhe energjisë, e cila përfitohet prej tij dhe veçanërisht për përgatitjen e studentëve në degën e minierave dhe gjeologjisë.

Në fjalimet e mbajtura një rendësi të veçantë iu kushtua bashkëpunimit në fushën minerare ndërmjet vendeve ballkanike shumëpalëshe dhe dypalëshe.

Qëllimi i bashkëpunimit është krijimi dhe rritja numurit të kontakteve, shkëmbimit të njohurive dhe arritjeve në fushën minerare, përgatitjes së inxhinierëve të rinj, etj

Në sesionet e kongesit u mbajtën referate e artikuj të fushave të mësipërme nga pjesmarrësit.

Nga përfaqësuesit e AKBN u referuan 2 artikuj:

  • Evoluimi gjeoteknik në vend burimin e hekur nikelit Bitioncë, Devoll, shqipëri, përgatitur nga Edmond Goskolli dhe Murat Rreshka, i referuar nga Z. Edmond Goskolli
  • Vlerësimi i rrezikut mjedisor nga damba e depozitimit të sterileve të fabrikës së pasurimit Kurbnesh, përgatitur nga Bardhyl Shushku dhe Jorgaq Thanasi dhe referuar nga Bardhyl Shushku

Të dy artikujt u pritën me interes nga pjesmarrësit në kongres.

Në përfundim të kongresit, pjesëmarrësit e kongresit u pajisën me çertifikata personale.

 

 

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.