Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

AKBN, miratimi i planeve vjetore për lejet minerare/ 373 aplikime të vlerësuara

AKBN, miratimi i planeve vjetore për lejet minerare/ 373 aplikime të vlerësuara

Gjatë periudhës janar-shtator 2024 Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ka shqyrtuar 373 aplikime për vlerësimin e dokumentacionit dhe miratimin e planeve vjetore të punës për zotëruesit e lejeve minerare të shfrytëzimit.

1

Komisioni, i përbërë nga inxhinierë dhe ekspertët e AKBN-së, bën shqyrtimin për përmbajtjen e planit vjetor të punës për grupet e mineraleve ndërtimore, metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet.

2

Procesi i miratimit të planeve të punës vjetore realizohet brenda afateve ligjore ku sekretari i komisionit, në kordinim me Sektorin e Procedurave Statistike, Garancive Financiare, Koordinimit dhe GIS, lajmëron subjektet minerare të cilët do të paraqiten për të bërë prezantimin e dokumentacionit të depozituar në AKBN, të paktën 3 ditë para zhvillimit të mbledhjes.

3

Subjekti minerar përfaqësohet nga administratori i kompanisë ose një person i autorizuar prej tij, si dhe në çdo rast nga drejtuesi teknik të cilët bëjnë prezantimin dhe shpjegimin e planit vjetor të punës dhe materialit grafik përkatës.

4

Në rast se numri i aplikimeve është i lartë, komisioni mblidhet edhe jashtë rradhës së parashikuar dhe këtë rast mbledhja thirret nga Kryetari i Komisionit ose Nënkryetari i tij dhe sekretari merr masat për njoftimin e anëtareve dhe subjekteve.

5

Sekretari i Komisionit brenda një afati prej jo më vonë se 30 ditë nga data e depozitimit në zyrën e protokollit të AKBN-së, vë në dijeni subjektin minerar për miratimin ose jo të planit vjetor të aktivitetit minerar.

7

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.