Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

AKBN merr pjesë në Samitin e 3-të Ballkanik të naftës dhe gazit, 2014

AKBN merr pjesë në Samitin e 3-të Ballkanik të naftës dhe gazit, 2014

Në datat 1-3 Tetor 2014 po zhvillohet në Athinë, Greqi, samiti i 3-të ballkanik i naftës dhe gazit në vendet e Adriatikut. Konferenca bashkoi ne këtë event grupet e interesit të tanishëm dhe të ardhshëm në fushën e naftës dhe gazit të Greqisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë, Serbisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Sllovenisë, Italisë dhe Rumanisë.
Samiti synon të njohë pjesëmarrësit me kuadrin legjislativ dhe rregullator fiskal në lidhje me kërkimin dhe prodhimin hidrokarbur, si dhe projektet aktuale dhe të planifikuara për të ardhmen në këtë sektor.
Në samit Shqipëria u përfaqësua nga një delegacion me përfaqësues nga MEI dhe AKBN. Morën pjesë gjithashtu përfaqësues të tjerë të grupeve të interesit.
Z. Dael Dervishi, Drejtor Ekzekutiv i AKBN mbajti një prezantim me temë “Lehtësirat që ofron legjislacioni shqiptar për kërkimin dhe zhvillimin e hidrokarbureve”. Në prezantim Z. Dervishi i njohu pjesëmarrësit me situatën aktuale të kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve, tiparet kryesore të territorit shqiptar në lidhje me këtë sektor, historikun e liçensimit, si dhe kuadrin ligjor shqiptar për kërkimin dhe zhvillimin.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.