Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

AKBN fton kompanitë fituese për blloqet e kërkimit të naftës “Dumre” dhe “Blloku 4” për fillimin e negociatave për marrëveshjen hidrokarbure

AKBN fton kompanitë fituese për blloqet e kërkimit të naftës “Dumre” dhe “Blloku 4” për fillimin e negociatave për marrëveshjen hidrokarbure

Pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të ofertave dhe përzgjedhjes për dy zona të lira të kërkimit të naftës në Shqipëri, Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpalli fitues për Bllokun ‘4’ kompanitë “SHELL” dhe “Petromanas”, ndërsa për Bllokun e kërkimit “Dumre”, kompaninë “Navitas”.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka hapur procedurën për fillimin e negociatave për termat dhe kushtet kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure me kompanitë e shpallura fituese “Navitas Petroleum Limited” pjesë e “Delek group” shpk, për bllokun  e kërkimit të naftës “Dumreja” si dhe me kompaninë “Shell Upstream Albania B.V dhe Petromanas Albania Gmbh për Bllokun 4.
Vlerësimi dhe shpallja e fituesve është bërë bazuar mbi programin e investimit të paraqitur prej aplikuesve, dhe historikut të kompanive me qëllim diversifikimin e investitorëve.Në muajin Tetor pritet të mbyllet raundi i dytë për tre blloqe në tokë: Bllokun ‘C’, Bllokun ‘5’ dhe Bllokun ‘Panaja’.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.