Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në gatishmëri humane dhe  kontribut teknik për pasojat  e tërmetit

AKBN

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në gatishmëri humane dhe  kontribut teknik për pasojat  e tërmetit

Rreth 3  grupe nga AKBN kanë qenë prezent sot në Thumanë, rreth 15  inxhinierë nga Drejtoria Minerare, si dhe Drejtore e Drejtorisë së Zhvillimit Strategjik e Dëgjesave me Publikun, për të ofruar gatishmëri humane dhe ekspertizë gjeo- teknike ndaj pasojave të tërmetit në njerëz, ndërtesa, etj. Grupi i punës me inxhinierët dhe Drejtoren e Zhvillimit Strategjik dhe Dëgjesave me Publikun ishin prezent edhe në Durrës në rrënojat e ndërtesave të dëmtuara ku ishin shëmbur ndërtesat dhe në momentet e nxjerrjes së njerëzve nga rrënojat.

AKBN  ka venë në dispozicion të situatës mjete, burime njerëzore grupe gatishmërie,  ekspertizë gjeo- teknike, krahas gjithë institucioneve shtetërore të tjera. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore shpreh ngushëllimet e thella për viktimat e këtij tërmeti dhe i uron shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Duke filluar nga dita e mërkurë datë 27.11.2019, AKBN fillon grumbullimin e ndihmave për të dëmtuarit nga tërmeti.

foto termet 3foto termet 4foto termet

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.