Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

AKBN 30% më shumë monitorime të HEC-eve dhe Paneleve Fotovoltaike gjatë periudhës Janar – Shtator 2024

AKBN 30% më shumë monitorime të HEC-eve dhe Paneleve Fotovoltaike gjatë periudhës Janar – Shtator 2024

Gjatë periudhës Janar – Shtator, AKBN monitoruar në terren 30% më shumë subjekte në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

foto 2 lajm

Në këtë periudhe janë monitoruar 88 subjekte, ndërkohë që sipas programit të Drejtorisë së Monitorimit në AKBN, deri në fund të muajit tetor 2024, parashikohet të realizohet monitorimi i 33 subjekteve të tjera. Deri në fund të këtij viti planifikohet të monitorohen 200 subjekte.

foto 3 lajm
Për sa i përket paneleve fotovoltaike, procesi i monitorimit vijon për pajisjen me certifikatë vjetore për objektet në ndërtim dhe objektet në prodhim.

foto 4 lajm

Qëllimi i AKBN është të sigurojë që hidrocentralet (HEC) dhe panelet fotovoltaike të operojnë në përputhje me standardet më të larta të sigurisë dhe efikasitetit, duke mbrojtur mjedisin dhe promovuar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

foto 6 lajm
Rezultatet e deritanishme për vitin 2024 tregojnë përmirësim të dukshëm në performancën dhe efikasitetin e impianteve, falë përpjekjeve tona të përbashkëta me operatorët dhe komunitetet lokale.

foto 8 lajm

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.