Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE GUSHT 2026

AKBN

REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE GUSHT 2026

MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE

 REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

Nr. Data e kërkesës Objekti i kërkesës

 

 

Data e përgjigjes Përgjigje

 

Mënyra e përfundimit të kërkesës Tarifa

 

 

13. 13.08.2026 Sasia e përgjithshme e naftës bruto të nxjerrë gjatë dy viteve të fundit kalendarike dhe përqindja e saktë e kësaj sasie që është përpunuar brenda vendit, krahasuar me sasinë e eksportuar.

Raportet vjetore të të ardhurave të gjeneruara nga Renta Minerale për zonat naftëmbajtëse dhe detajet e rishpërndarjes së këtyre fondeve në nivel të qeverisjes vendore (bashkitë përkatëse) dhe buxhetit të shtetit.

Të dhëna përmbledhëse publike mbi aplikimin e skemës “Cost Recovery” nga kompanitë koncesionare aktive dhe ndikimin e kësaj skeme në vjeljen e tatimit mbi fitimin nga ana e shtetit shqiptar.

 

19.08.2026 Përgjigje 19.08.2026 Deleguar pjesërisht Nuk ka
14. 17.08.2026 Kërkesë 17.08.2026 28.08.2026 Në zbatim të VKM-së Nr 547, datë 09/08/2006, të ndryshuar, “Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore”, ka objekt të veprimtarisë zhvillimin, mbikqyrjen dhe shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e postshfytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjitik”. AKBN si institucion i autorizuar nga MIE monitoron kontratat e koncesionit dhe ato objekt të VKM-së Nr.822, datë 07.10.2015.

Referuar kërkesës: “Listën e Hec-eve: emri i projektit, shoqërinë dhe NUIS/NIPT, lumin/përroin, bashkinë/qarkun, fuqinë e instaluar, koordinatat, numrin dhe datën e kontratës, vlerën e investimit, afatin e realizimit, statusin aktual të projektit”, sqarojmë se të gjitha këto janë informacione publike, të publikuara në site-et zyrtare si opendata.gov.al, dhe ere.gov.al. Për të lehtësuar aksesin tuaj në këto site bashkëlidhur do të gjeni listën me emrat e Hec-eve, shoqëritë zbatuese të kontratave përkatëse dhe statusin e projektit.

 

Përsa i përket pikave të tjera të kërkesës tuaj sqarojmë se në Kontratat e Koncesionit/Kontratat objekt të VKM-së Nr.822/2015, citojmë nenin “Konfidencialiteti”: Secila nga palët duhet të konsiderojë si konfidenciale të gjitha dokumentat dhe informacionet e tjera në lidhje me projektin, qofshin këto tregtare apo teknike, dhe nuk duhet t’ja bëjë të ditura një pale të tretë, të gjithë apo një pjesë të dokumentit apo informacionit, pa miratimin e palës tjetër, përveçse për qëllimin e përmbushjes së kushteve të kësaj kontrate.

AKBN, përsa sqaruam dhe në zbatim të VKM-së Nr.547, të sipërcituar, nuk konsiderohet palë në kontratë dhe rrjedhimisht nuk mund të japë informacione të mbrojtura nga ky nen i kontratës.

Për sa më sipër po ju dërgojmë bashkëlidhur listën e Hec-eve me shoqëritë përkatëse zbatuese të cilat  ndodhen në territorin e Bashkive :Shkodër, Koplik, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz dhe Bajram Curr.

Përgjigje 28.08.2026

E plotë Nuk ka
15. 20.08.2026 Kërkesë 20.08.2026 28.08.2026 Në përgjigje të kërkesës tuaj, të datës 17.08.2026, ardhur nëpërmjet postës elektronike me lëndë “Kërkesë për informacion ” ju informojmë se:

Në zbatim të VKM-së Nr 547, datë 09/08/2006, të ndryshuar, “Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore”, ka objekt të veprimtarisë zhvillimin, mbikqyrjen dhe shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e postshfytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjitik”. AKBN si institucion i autorizuar nga MIE monitoron kontratat e koncesionit dhe ato objekt të VKM-së Nr.822, datë 07.10.2015.

Referuar pikës 1, të kërkesës: “Listën e plotë të Hec-eve/projekteve hidroenergjetike të monitoruara nga AKBN, duke përfshirë për secilin nëse disponohen: emri i projektit, shoqërinë dhe NUIS/NIPT, lumin/përroin, bashkinë/qarkun, fuqinë e instaluar, koordinatat, numrin dhe datën e kontratës, vlerën e investimit, afatin e realizimit, statusin aktual të projektit”, sqarojmë se të gjitha këto janë informacione publike, të publikuara në site-et zyrtare si opendata.gov.al, dhe ere.gov.al. Për të lehtësuar aksesin tuaj në këto site bashkëlidhur do të gjeni listën me emrat e Hec-eve, shoqëritë zbatuese të kontratave përkatëse dhe statusin e projektit.

Përsa i përket pikave të tjera të kërkesës tuaj sqarojmë se në Kontratat e Koncesionit/Kontratat objekt të VKM-së Nr.822/2015, citojmë nenin “Konfidencialiteti”: Secila nga palët duhet të konsiderojë si konfidenciale të gjitha dokumentat dhe informacionet e tjera në lidhje me projektin, qofshin këto tregtare apo teknike, dhe nuk duhet t’ja bëjë të ditura një pale të tretë, të gjithë apo një pjesë të dokumentit apo informacionit, pa miratimin e palës tjetër, përveçse për qëllimin e përmbushjes së kushteve të kësaj kontrate.

AKBN, përsa sqaruam dhe në zbatim të VKM-së Nr.547, të sipërcituar, nuk konsiderohet palë në kontratë dhe rrjedhimisht nuk mund të japë informacione të mbrojtura nga ky nen i kontratës.

Për sa më sipër po ju dërgojmë bashkëlidhur listën e Hec-eve me shoqëritë përkatëse zbatuese.

Lista e Hec-eve

E plotë Nuk ka
16. 25.08.2026 1. Çfarë punimesh janë kryer ose po kryhen në Kanionin e Erzenit (gryka Skoranës), referuar

derdhjes së inerteve në këtë kanion përgjatë muajit qershor? Cili është subjekti?

2. A ka një VNM apo autorizim tjetër mjedisor për këto ndërhyrje në kanion? Nëse po, vendosni në

dispozicion dokumentin.

3. A ka kryer AKBN-ja inspektim/monitorim në zonë pasi është venë në dijeni për derdhje të

inerteve në kanionin e Erzenit?

4. Çfarë është konstatuar? Vendosni në dispozicion procerverbalin e mbajtur gjatë monitorimit në

terren.

5. A janë marrë masa administrative ndaj ndonjë subjekti?

 

27.08.2026 Në respektim të gërmës “d”, pika 2 të nenit 10, të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”,  Koordinatori për të Drejtën e Infomimit dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar.

 

Agjencia Kombëtare të Burimeve Natyrore, në kuadër të fushës së saj të përgjegjësisë dhe kompetencave ligjore nuk është institucion përgjegjës për kontrollin si dhe verifikimin e hedhjes së inerteve dhe kërkesave ligjore që lidhen me këto veprimtari.

 

Deleguar
17. 25.08.2026 1. Sa është numri i subjekteve juridike që zotërojnë leje minerare aktive për shfrytëzim/ karrierë gurësh apo inertesh në zonën e Mamurrasit dhe në zonën e Drojes?

2. Cilët janë emrat e tyre dhe numrat përkatës NIPT?

3. Sa ka qënë volumi vjetor i prodhimit/nxjerrjes së mineralit, deklaruar zyrtarisht prej këtyre kompanive për vitin 2025?

11.09.2026 Përgjigje 11.09.2026 E plotë Nuk ka

 

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.