Në kuadër të Projektit GAMES i cili ka si objekt kontratën me titull: “Adaptimi i Masave të Integruara të Efiçencës së Energjisë në Shkollën Fillore “Qazim Pali”, Borsh, Bashkia Himarë, Shqipëri” u kryen punimet që u zbatuan gjatë periudhës 01 Shkurt 2022 – 30 Gusht 2022, nga Shoqëria “BAHAS” Sh.p.k., me investitor Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Vlera e objektit të Shkollës Qazim Pali është 40,440,124.0 lekë (pa TVSH) ose 48,528,148.8 lekë (me TVSH)
Në këtë kontratë përfshihet rehabilitimi i të gjithë infrastrukturës brenda shkollës me qëllim përmirësimin e shërbimit dhe funksionalitetit të saj. Disa nga ndërhyrjet e realizuara në ndërtesën e kësaj shkolle janë:
- F.V. Panel diellor për ngrohjen e ujit;
- Termoizolimi i mureve të jashtme me sistem kapot;
- Termoizolim i taracës;
- Dritare plastike dopio-xham;
- Sistem qendror ngrohje/ftohje;
- Ndriçim eficent
- Tualete të reja.
Për më tepër informacion klikoni linkun më poshtë:
