Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Trajnim “Për projektimin, mirëmbajtjen dhe kontrollin e sistemeve diellore për ujin e ngrohtë”

AKBN

Trajnim “Për projektimin, mirëmbajtjen dhe kontrollin e sistemeve diellore për ujin e ngrohtë”

Në kuadrin e programit të PNUD “Për ndryshimet klimaterike”, në datat 2-4 Dhjetor, 2013, u zhvillua në Tiranë trajnimi me temë “Projektimi, mirëmbajtja dhe kontrolli i sistemeve diellore për ujin e ngrohtë”.

Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Energjive të Rinovueshme në AKBN.

Çështjet kryesore të trajtuara gjatë trajnimi ishin si më poshtë:

  • Projektimi dhe specifikimet e sistemeve të vogla të paneleve diellore për ujin e ngrohtë (SWH), si dhe vlerësimi ekonomik për këto panele;
  • Projektimi dhe specifikimet e sistemeve të mëdha të paneleve diellore për ujin e ngrohtë (SWH), si dhe vleresimi ekonomik për këto panele;
  • Mirëmbajtja dhe monitorimi i sistemeve SWH, planet e preventivave të mirëmbajtjes, procedurat për kontrollin dhe sistemi i të dhënave;
  • Direktivat për kontrollin e aktiviteteve nënkontraktuese, instalimi dhe vënia në punë, si dhe koordinimi i punëve;
  • Direktivat për monitorimin, verifikimin dhe përforcimin e detyrimeve për termoizolimin e paneleve diellore.

Sipas programit dhe çështjeve të mësipërme, si dhe rasteve konkrete të prezantuara, pati diskutime të ndryshme nga pjesëmarrësit.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.