Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Rregjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Prill 2021- Qershor 2021

AKBN

Rregjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Prill 2021- Qershor 2021

REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

Nr. Rendor Data e kërkesës  

 

Objekti i kërkesës

 

 

Data e përgjigjes Përgjigje

 

Mënyra e përfundimit të kërkesës Tarifa

 

 

7 30.04.2021 Numrin e kontratave të miratuara për ndërtim HEC-esh në bashkitë Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Elbasan; numrin e kontrolleve, kopje të procesverbaleve dhe kopje të masave që janë marrë në rast shkeljesh. 27.05.2021 Drejtoria e Monitorimit të Hec-eve, pranë AKBN, kryen monitorimin e përmbushjes së detyrimeve kontraktuale duke kontrolluar dokumentacionit ekonomik, juridik dhe tekoniko-ndërtimor si dhe kryen monitorime në terren për kontratat që ndodhen në fazën e ndërtimit.

Aktet e monitorimit në terren të hec-eve që AKBN monitoron përmbajnë përshkrimin teknik të punimeve ndërtimore dhe zbatimin e projektit teknik. Përmbajtja e tyre i bashkëlidhet raporteve tremujore dhe gjashtëmujore që AKBN i dërgon periodikisht MIE-s, si Autoriteti Kontraktor i Kontratave Konçesionare për ndërtimin e hidrocentraleve.

Drejtoria e Monitorimit të Hec-eve në AKBN nuk ka kompetencë të marrë masa për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktuale nga ana e shoqërive koncesionare. Penalitetet për mospërmbusjne e këtyre detyrimeve i propozohen Autoritetit Kontraktor përmes raporteve  tremujore dhe gjashtëmujore.

 

I plotë Nuk ka
8 30.04.2021  Çfarë licencash/ leje  duhet të ketë një subjekt për të eksportuar mineralin e  Arit nga territori i Republikës së Shqipërisë.

 

 

07.05.2021 Informacioni i nevojshëm për këtë veprim është i shprehur në VKM nr.442 datë 16.06.2011.

Përgjigje

I plotë Nuk ka
9 29.04.2021 A ka nisur punimet kompania ENI Albania ne bllokun e Dumresë; datën e fillimit; a ka mbikqyrur ministria juaj ndonjë pjesë të punimeve; a ka Ministria e Energjisë pamje të punimeve që po kryhen? Nëse po, do të doja të më vendoseshin në dispozicion një kopje e këtyre pamjeve

 

 

14.05.2021 Pergjigje I plotë Nuk ka
10 26.05.2021 A bën AKBN monitorimin e kontratave me kompanitë që shfrytëzojnë gëlqeren në raport me dëmet në mjedis dhe detyrimin për rikuperimin e mjedisit? Nese po, kur është bërë monitorimi i fundit dhe si mund të njihemi me rezultatet? Sa jane tarifat që kompanitë (që operojnë në zonën e Urës Vajgurore) kanë paguar në fillim të zbatimit të kontratës për mjedisin? 02.06.2021 Pergjigje
11 10.06.2021 Kërkohen raportet, analizat, monitorimet, inspektimet e bëra prej Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore me fokus zonat ku kryhet veprimtari naftë-nxjerrëse, përgjatë dekadës së fundit.

 

22.06.2021 Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, si institucion rregullator dhe monitorues i sektorit hidrokarbur për të cilin ju kërkoni informacion, Ju bën me dije se të gjitha të dhënat e përfituara nga Marrëveshjet Hidrokarbure janë subjekt konfidencial ndërmjet shtetit shqiptar dhe Kontraktorëve, si Palë e Marrëveshjeve Hidrokarbure, detyrim ky i parashikuar po në këto marrëveshje. “….I gjithë informacioni i kryer ose i përfituar ose marrë sipas marrëveshjes do të mbahet nga Palët konfidencial në mënyrë strikte….”

 

Gjithsesi, AKBN mbetet e hapur për t’Ju sqaruar dhe ndihmuar lidhur me të dhëna publike të sektorit hidrokarbur pasi këto të dhëna të specifikohen nga ana juaj.

 

E refuzuar Nuk ka

 

 

 

 

 

 

 

 

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.