Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

AKBN drejt përfundimit të fazës së parë të projektit të dixhitalizimit të fondit të të dhënave teknike hidrokarbure

AKBN drejt përfundimit të fazës së parë të projektit të dixhitalizimit të fondit të të dhënave teknike hidrokarbure

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është drejt përfundimit me sukses të fazës së parë të projektit të dixhitalizimit të fondit të të dhënave teknike hidrokarbure, që ka nisur në muajin Prill 2019. Në përfundim të këtij projekti, Shqipëria do të ketë një informacion të qartë sizmik, të cilit i njihet cilësia dhe problemet. Faza e parë parashikonte transkriptimin dhe unifikimin medial të të dhënave sizmike në media bashkëkohore.

Aktualisht, deri më sot, puna është fokusuar në transkriptimin e bobinave me regjistrimet fushore, proces i cili është kryer pranë ambienteve të Arkivës Teknike, ndërsa transkriptimi i  kartrixheve është kryer pranë zyrave të Kompanisë Ovation, në Londër, pasi pajisjet e nevojshme ndodhen  pranë zyrave të tyre.

Deri më sot puna është realizuar në:

  • Transkriptimin e bobinave me regjistrimet fushore. Nga numri total prej 12860 bobinash janë transkriptuar 10272 prej tyre. Pra është realizuar rreth 80 % e kësaj pune. Janë në proces transkriptimi dhe 2588 bobina me qëllim realizimin 100% të këtij procesi.
  • Është realizuar në masën 100% hedhja në hard disqe e 1382 kartrixheve dhe mbetet në proces transkriptimi i tyre.
  • Është realizuar në masën 100% skanimi i 2900 sistemeve të vrojtimit.
  • Është realizuar në masën 100% skanimi i 192 Dikteve.
  • Është realizuar në masën 100% skanimi i 1239 dosjeve me raportet e operatorëve fushore, të cilat datojnë nga vitet 1975 – 1994;

Nga përfundimi i këtij projekti do të ketë një unifikim dhe rinovim të formatit të ruajtjes së informacionit, zvogëlim të përmasave të formateve të ruajtjes nga bobina voluminoze në kartrixha mjaft të vegjël, duke bërë të mundur përmbledhjen dhe ruajtjen e tyre në hapësira të reduktuara dhe njëkohësisht duke siguruar përdorim mjaft të lehtë dhe efikas të tyre.

F1F2

 

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.