Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Njoftim për shoqëritë koncesionare të HEC-eve

Njoftim për shoqëritë koncesionare të HEC-eve

Në kuadër të masave parandaluese të marra nga Qeveria Shqiptare për parandalimin e përhapjes së Covid-19, AKBN – Drejtoria e Monitorimit të HEC-eve njofton të gjitha shoqëritë koncesionare të cilat janë subjekt monitorimi, se:

  • Ka pezulluar planin e monitorimit për vitin 2020, deri në një njoftim tjetër;
  • Ka pezulluar shqyrtimin e raportimeve tuaja periodike, si detyrim kontraktual;
  • Ka pezulluar shqyrtimin dhe trajtimin e kërkesave të adresuara në AKBN;
  • Raportimet periodike sipas detyrimeve kontraktuale do të vijojnë të bëhen nga ana Juaj nëpërmjet faqes elektronike zyrtare të AKBN-së ose me postë.
  • Të gjitha praktikat e dorëzuara nga ana Juaj gjatë kësaj periudhe do të shqyrtohen/trajtohen/marrin përgjigje në një kohë të dytë sipas njoftimeve përkatëse të autoriteteve për ndryshimin/lehtësimin e masave shtrënguese për parandalimin e Covid-19 në Shqipëri.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.