Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave për trajnimin me temë: “Petroleum Industry Accounting and Auditing”

Ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave për trajnimin me temë: “Petroleum Industry Accounting and Auditing”

Gjatë periudhës 11-18 Shtator, në ambientet e AKBN-së, u zhvillua trajnimi me temë “Petroleum Industry Accounting and Auditing”, fokusuar në proçedurat e kontabilitetit dhe auditimit të aktivitetit të kompanive që operojnë në sektorin hidrokarbur. Ky trajnim është pjesë e programit të asistencës teknike në sektorin hidrokarbur ofruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, EGCI dhe Departamenti i Thesarit , Zyra e Asistencës Teknike dhe e të Ardhurave .

Në këtë trajnim morën pjesë specialistë të AKBN-së të angazhuar në sektorin hidrokarbur, dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim Taksave.

Në mbyllje të aktivitetit u ndanë çertifikatat e pjesëmarrjes.

1.1 1.2 1.3 1.4

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.