Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Ftesë për ekspert të jashtëm për projektin e dixhitalizimit të të dhënave teknike

AKBN

Ftesë për ekspert të jashtëm për projektin e dixhitalizimit të të dhënave teknike

Në kuadër të vazhdimësisë së projektit për dixhitalizimin e të dhënave teknike të ruajtura pranë Arkivës Teknike Hidrokarbure në Fier, i cili do të kryejë transkriptimin dhe unifikimin e formave të ruajtjes së informacionit sizmik, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore shpreh interesin e saj për ekspert te jashtëm ne fushën sizmikës.

 

Prania e ketij eksperti ështe e domosdoshme për shkak të gamës së gjërë të proceseve që do i nënshtrohen shiritat sizmik gjatë këtij projekti. Ai duhet te njohë gjithë ciklin e përftimit të informacionit sizmik, që nga regjistrimi fushor, përpunimi dhe interpretimi, si dhe duhet të asistojë kompaninë që kryen projektin me gjetjen e të dhënave kyç për të bërë të mundur realizimin e projektit.

 

Nisur nga objekti i punes që do të kryejë ai në mbeshtetje të projektit, do të kerkonim plotësimin e kushteve dhe kritereve si më poshtë:

 

  1. Të ketë mbaruar studimet për shkencat e tokës, në degën gjeofizikë.
  2. Të ketë eksperiencë mbi 10 vjeçare në punimet sizmike fushore, në interpretim apo drejtim teknik te tyre.
  3. Të ketë eksperienca të mëparshme në përpunimin e të dhënave sizmike.
  4. Të ketë njohuri për metodat e tjera gjeofizike
  5. Të ketë marrë pjesë në përgjithësime gjeologo-gjeofizike.
  6. Të ketë ndjekur punimet seismozbuluese të kompanive të ndryshme.
  7. Të ketë njohuri mbi rregullat e funksionimit të fondit të të dhënave teknike.
  8. Të ketë njohuri për mënyrat e rregjistrimit, mediat që janë përdorur dhe ato që përdoren aktualisht

Në mbështetje të realizimit te kësaj detyre kërkojmë nga personat e interesuar të paraqesin “CV” e tyre, si dhe deklaratë për përmbushjen e kritereve të mësipërme së bashku me dokumentacionet justifikuese që mund të kenë për secilën prej kritereve, pranë Sektorit të Arkivës Administrative dhe Protokollit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, brenda datës 10 Korrik 2019.

 

Ju Falënderojmë për bashkëpunimin tuaj!

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.