Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

“Energy Policy Analysis and Planning in Albania” workshop

IMG 1229

“Energy Policy Analysis and Planning in Albania” workshop

Në datë 26 Tetor 2011, në ambjentet e “Sheraton Hotel”në Tiranë, u zhvillua Workshop-i me temë “Energy Policy Analysis and Planning in Albania”.

IMG 1229Ky event i organizuar nga USAID në bashkëpunim të ngushtë me METE dhe AKBN, kishte në fokus të tij rolin e rëndesishëm të efiçencës së energjisë dhe energjive të rinovueshme, si një sistem energjie konkurrues, i sigurt, i ndryshëm dhe i pastër, që stimulon rritjen ekonomike në vend.

Në të morën pjesë Z. Sokol Dervishi, Zv. Ministër në METE, Z. Besjan Pesha, Drejtor Ekzekutiv në AKBN, Z. Joseph Williams, Drejtor i Misionit të USAID në Shqipëri, si dhe përfaqësues të tjerë në rang ekspertësh mbi çeshtjet e efiçencës së energjisë dhe energjive të rinovueshme.

Pas prezantimit të projektit “Strategjia e Planifikimit Rajonal të Energjisë” u diskutua rreth politikave të METE, rezultateve të fazës së parë të projektit, si dhe potencialit për të ardhmen.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.