Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) në bashkëpunim me International Finance Corporation (IFC) orgaizon Workshopin e radhës me temë “Eficenca e Energjisë në Banesa”

Image

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) në bashkëpunim me International Finance Corporation (IFC) orgaizon Workshopin e radhës me temë “Eficenca e Energjisë në Banesa”

Në datë 04.05.2011 në ambjentet e Hotel “Mondial” Tirana u zhvillua seksioni i radhës, i cili zhvillohet në kuadër të Workshop-it me temë “Eficenca e Energjisë në Banesa” organizuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) në bashkepunim me International Finance Corporation (IFC).

Të ftuar në këtë seksion ishin profesorë dhe studentë nga universiteti shtetëror dhe privat si, Universiteti Politeknik, Fakulteti i Inxhinirerisë së Ndërtimit, Universiteti Polis, Universiteti Epoka etj. Ekspertët e fushës së energjive të rinovueshme, përfaqesues të AKBN-së, prezantuan draftin mbi ligjin e ri mbi Efiçencën e Energjisë dhe Planin Kombëtar të Efiçencës së Energjisë. U diskutua mbi “rujatjen e energjisë në banesa” dhe sensibilizimin e shoqërisë, duke filluar së pari me grupet e interesit.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.