Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

AKBN promovon burimet natyrore në “Energy Expo e Forum 2018”

AKBN promovon burimet natyrore në “Energy Expo e Forum 2018”

stenda 1

 

Agjencia Kombëtare të Burimeve Natyrore u bë pjesë e panairit të organizuar nga Expocity Albania me titull “ Energy Expo e Forum 2018”,  i cili hapi dyert për vizitorët dhe të interesuarit në datat 5-6 Tetor.  AKBN u organizua me stendën e saj të posaçme, duke i dhënë një rëndësi të veçantë promovimit të burimeve natyrore si energjia e diellit dhe e erës, hidrokarburet, minierat dhe hidroenergjitika.

LuaniOrganizimi i këtij viti mbajti sërish fokusin tek burimet e rinovueshme të energjisë, efiçenca, procesi i përmirësimit të legjislacionit, si dhe gjithë efektin zinxhir që përcillet ngal njëra hallkë te tjetra. Të gjitha këto çështje  u bënë pjesë e diskutimit në “Energy Expo & Forum 2018”, ku Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore u përfaqësua në panelet përkatëse të ekspertëve nga z. Luan Nikolla, i cili mbajti prezantimin “Perspektiva e zhvillimit të sektorit të naftës dhe gazit në Shqipëri”,

si dhe në fushën e energjisë së rinovueshme nga znj.Teuta Thimjo. Stenda e AKBN-së pati një numër të madh vizitorësh të interesuar për informacion rreth burimeve natyrore në Shqipëri, shfrytëzimin e tyre, legjislacionin në fuqi dhe rolin specifik të AKBN.

teuta

 

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.