Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

VKM Nr. 206, datë 15.03.2017

AKBN

VKM Nr. 206, datë 15.03.2017

VKM Nr. 206, datë 15.03.2017,
“Për një shtesë në Vendimin Nr. 547, datë 9.08.2006, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore”, të ndryshuar”.

1. Në fund të pikës 3 bëhet shtesa me përmbajtjen, si më poshtë vijon:
“-kryen brenda fushës së veprimtarisë së vet, oponencën teknike për projektet e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, sipas tarifave të përcaktuara në Aneksin 1, bashkëlidhur këtij vendimi, me përjashtim të oponencës teknike për punimet e ndërtimit, që kryhet nga institucionet e përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”

Aneksi 1 “Tarifat për oponencën teknike për projektet e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike”

1. Për projektet e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike që janë objekt koncesioni, në fazën e studimit të fisibilitetit:
a) deri në 1MW, tarifa e oponencës do të jetë 50 000 lekë,
b) mbi 1MW deri 5 MW, tarifa e oponencës teknike do të jetë 100 000 lekë,
c) mbi 5 MW deri 15 MW, tarifa e oponencës do të jetë 300 000 lekë,
d) mbi 15 MW tarifa e oponencës do të jetë 500 000 lekë.

2. Për projektet e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike që janë objekt koncesioni, në fazën e projektit të zbatimit:
a) deri në 1MW, tarifa e oponencës do të jetë 100 000 lekë,
b) mbi 1MW deri 5 MW, tarifa e oponencës teknike do të jetë 200 000 lekë,
c) mbi 5 MW deri 15 MW, tarifa e oponencës do të jetë 500 000 lekë,
d) mbi 15 MW tarifa e oponencës do të jetë 700 000 lekë.

3. Për projektet e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncesioni:
a) deri në 1MW, tarifa e oponencës do të jetë 100 000 lekë,
b) mbi 1MW deri 5 MW, tarifa e oponencës teknike do të jetë 200 000 lekë,
c) mbi 5 MW deri 15 MW, tarifa e oponencës do të jetë 500 000 lekë,
d) mbi 15 MW tarifa e oponencës do të jetë 700 000 lekë.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.