Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Vendim Nr. 38 dt. 16.01.2003 – Për miratimin e normave të rregullave dhe kushteve të projektimit dhe të ndërtimit, të prodhimit dhe ruajtjes së nxehtësisë në ndërtesa

AKBN

Vendim Nr. 38 dt. 16.01.2003 – Për miratimin e normave të rregullave dhe kushteve të projektimit dhe të ndërtimit, të prodhimit dhe ruajtjes së nxehtësisë në ndërtesa

VENDIM Nr. 38, datë 16.1.2003

PËR MIRATIMIN E NORMAVE, TË RREGULLAVE DHE KUSHTEVE TË PROJEKTIMIT DHE TË NDËRTIMIT, TË PRODHIMIT DHE RUAJTJES SË NXEHTËSISË NË NDËRTESA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr. 8937, datë 12.9.2002 “Për ruajtjen e nxehtësisë në ndërtesa”, me propozimin e Ministrit të Industrisë dhe të Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:

1. Miratimin e normave, të rregullave dhe kushteve të projektimit dhe të ndërtimit, të prodhimit dhe ruajtjes së nxehtësisë në ndërtesa, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Personat, fizik ose juridik, që hartojnë projekte për ndërtimin e objekteve, publike dhe private, të zbatojnë normat, rregullat dhe kushtet e projektimit dhe të ndërtimit, të prodhimit dhe ruajtjes së nxehtësisë në ndërtesa, të miratuara sipas këtij vendimi.
3. KRRT -të e bashkive dhe të qarqeve të miratojnë lejet e ndërtimit vetëm pasi të jenë plotësuar normat, rregullat dhe kushtet e projektimit dhe të ndërtimit, të prodhimit dhe ruajtjes së nxehtësisë në ndërtesa, të përcaktuara në këtë vendim.

Lexo të plotë

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.